NATO shqyrton dislokimin e 300,000 trupave në kufirin me Rusinë
(last modified Mon, 20 Mar 2023 06:12:46 GMT )
Mars 20, 2023 07:12 Europe/Tirane
  • NATO shqyrton dislokimin e 300,000 trupave në kufirin me Rusinë

NATO po diskuton nevojën për të forcuar kufijtë lindorë me Rusinë duke përqendruar pajisje dhe një kontingjent ushtarak prej deri në 300,000 ushtarë, gjë që duhet të pengojë Rusinë të zgjerojë luftën përtej Ukrainës.

Kështu shkruan një artikull i gazetës “Politico”, sipas të cilit NATO synon të ndalojë Rusinë nëse vendos ta zgjerojë luftën përtej Ukrainës. Për shkak të kësaj, Aleanca po flet për forcimin e kufijve të saj lindorë dhe nevojën për të dërguar deri në 300,000 trupa në kufi me Rusinë. Veprime të tilla do të kërkojnë koordinim dhe përpjekje të mëdha nga 30 anëtarët e NATO-s për të siguruar ushtarë, objekte trajnimi, sasi të mëdha armësh, pajisje dhe municione. Megjithatë, gazeta thekson se koordinimi mund të jetë sfidues, pasi shumë aleatë tashmë janë të shqetësuar për rezervat e tyre të pamjaftueshme të municioneve, të cilat kërkojnë kohë dhe para për t’u rimbushur. Në këtë drejtim Politico shkruan se krerët ushtarakë të NATO-s do të paraqesin plane të përditësuara të mbrojtjes rajonale. Zyrtarët e Aleancës po parashtrojnë idenë se kufijtë e saj me Rusinë duhet të ruhen nga deri në 300,000 trupa, raporton gazeta.

 

Tags