Zbulohen detaje të reja të sabotimit në projektin Nord Stream
https://parstoday.ir/sq/news/world-i141564-zbulohen_detaje_të_reja_të_sabotimit_në_projektin_nord_stream
Një gazetë britanike zbuloi se pak ditë para shpërthimit të gazsjellësit Nord Stream, një anije daneze bëri manovra të çuditshme pranë gazsjellësit.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Mars 25, 2023 08:18 Europe/Tirane
  • Zbulohen detaje të reja të sabotimit në projektin Nord Stream

Një gazetë britanike zbuloi se pak ditë para shpërthimit të gazsjellësit Nord Stream, një anije daneze bëri manovra të çuditshme pranë gazsjellësit.

Më 27 shtator 2022, u raportua një shkatërrim i paprecedentë i gazsjellësit Nord Stream. Sizmologët suedezë në shtator regjistruan dy shpërthime përgjatë tubacionit të gazsjellësit. Ndërkohë; Gazetari investigativ amerikan Seymour Hersh në një intervistë me një botim gjerman në shkurt zbuloi se shpërthimi i gazsjellësit Nord Stream në Detin Baltik ishte një operacion i fshehtë i urdhëruar nga Shtëpia e Bardhë dhe i kryer nga CIA. Sipas agjencisë së lajmeve IRIB; Një anije daneze, një aeroplan suedez dhe një anije vëzhgimi katër ditë para shpërthimeve bënë manovra të pazakonta pranë tubacioneve të gazit Nord Stream, raportoi gazeta angleze The Times, duke cituar një studiues danez dhe të dhëna për gjurmimin e anijeve. Sipas botimit, danezi i cili po gjurmonte lëvizjen e anijeve ruse, papritur vuri re devijimin nga kursi i tij i zakonshëm të anijes daneze. Për herë të parë në vite, përpara se të ndalonte për gjysmë ore, duke fikur transmetuesit dhe duke u zhdukur nga sistemet ndërkombëtare të gjurmimit për disa orë, anija rrethoi ishullin Bornholm dhe u nis në verilindje,tha gazeta. Pak minuta më vonë, një aeroplan mbikëqyrës i Forcave Ajrore Suedeze filloi të qarkullonte aty pranë dhe një varkë patrullimi suedeze gjithashtu u pa në vendin e ngjarjes.  Jakob Karsbo, një ish-oficer i inteligjencës daneze, tha: "Në fakt, duket se për disa arsye kjo anije vëzhgimi daneze është parë rreth vendit të shpërthimit."