Pesë mijë ish të burgosur u falën pasi bashkëpunuan me Wagner
https://parstoday.ir/sq/news/world-i141598-pesë_mijë_ish_të_burgosur_u_falën_pasi_bashkëpunuan_me_wagner
Themeluesi i Wagner Yevgeny Prigozhin tha se më shumë se pesë mijë ish të dënuar janë falur pasi kontratat e tyre me kompaninë private ushtarake përfunduan.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 26, 2023 08:12 Europe/Tirane
  • Pesë mijë ish të burgosur u falën pasi bashkëpunuan me Wagner

Themeluesi i Wagner Yevgeny Prigozhin tha se më shumë se pesë mijë ish të dënuar janë falur pasi kontratat e tyre me kompaninë private ushtarake përfunduan.

Sipas Reuters, Prigozhin tha se vetëm 0.31% e këtyre personave kanë kryer sërish krime pasi janë falur, që është 10-20 herë më pak se statistikat standarde. Fillimisht i përbërë nga veteranë të forcave të armatosura ruse, Ëagner luajti një rol shumë të spikatur në luftën e Ukrainës. Sipas Reuters, Prigozhin më pas rekrutoi mijëra të burgosur, duke u dhënë atyre mundësinë për t'u liruar pasi të shërbenin në luftë. Prigozhin, i cili nganjëherë quhet "kuzhinieri i Putinit", është bërë një nga aleatët më të fuqishëm të presidentit rus. Amerika e konsideron Prigozhin një oligark dhe e ka sanksionuar për gjoja ndërhyrje në zgjedhjet amerikane dhe përhapjen e informacionit të rremë në botë. Sipas Reuters, Wagner ka luftuar në Libi, Siri, Republikën e Afrikës Qendrore dhe Mali dhe është bërë një nga grupet e milicisë më të testuara nga beteja. Faqja e internetit Hill kohët e fundit shkroi: Kongresi amerikan dëshiron të caktojë grupin Wagner si një organizatë terroriste, por administrata e Presidentit Joe Biden dhe Departamenti Amerikan i Shtetit janë kundër kësaj çështjeje.