Putin: Do të vendosim 10 bombardues bërthamorë në Bjellorusi
(last modified Sun, 26 Mar 2023 09:42:13 GMT )
Mars 26, 2023 11:42 Europe/Tirane
  • Putin: Do të vendosim 10 bombardues bërthamorë në Bjellorusi

Presidenti i Rusisë njoftoi se në përgjigje të intensifikimit të aktiviteteve ushtarake perëndimore dhe mbështetjes në rritje të tyre për ushtrinë ukrainase, Moska do të vendosë disa nga bombarduesit e saj bërthamorë në Bjellorusi.

Sipas Rusia Today, Vladimir Putin tha: “Ne kemi rënë dakord me Presidentin e Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, për të vendosur armë taktike bërthamore në territorin e këtij vendi dhe ne do të vendosim 10 bombardues në Bjellorusi që janë të aftë të mbajnë armë bërthamore taktike. "  Putin tha se një veprim i tillë nuk është shkelje e marrëveshjeve të mospërhapjes bërthamore, sepse Shtetet e Bashkuara kanë vendosur gjithashtu armë bërthamore në territorin e vendeve evropiane. Moska dhe Minsku ranë dakord të vendosin armë bërthamore taktike në territorin e Bjellorusisë pa shkelur marrëveshjen. Sipas Putin, ndërtimi i objektit të magazinimit të armëve bërthamore taktike në Bjellorusi do të përfundojë deri më 1 korrik. Bjellorusia është një nga pak miqtë e mbetur të Rusisë.  Në fillim të luftës, Lukashenko lejoi Kremlinin të sulmonte Ukrainën nga toka e tij, pasi Moska bëri një përpjekje të pasuksesshme për të kapur Kievin.  Por vetë Bjellorusia nuk është futur në luftë dhe një sulm tjetër përmes këtij vendi nuk ka gjasa të ndodhë.

Tags