Shtohet numri i viktimave nga tornado në Amerikë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i141608-shtohet_numri_i_viktimave_nga_tornado_në_amerikë
Tornadoja vdekjeprurëse në Misisipi dhe Alabama ka marrë jetën e 26 personave teksa ka shkatërruar zonat e prekura. Misisipi ka shpallur gjendjen e emergjencës ndërkohë vijojnë përpjekjet e ekipeve të kërkim shpëtimit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 26, 2023 13:35 Europe/Tirane
  • Shtohet numri i viktimave nga tornado në Amerikë

Tornadoja vdekjeprurëse në Misisipi dhe Alabama ka marrë jetën e 26 personave teksa ka shkatërruar zonat e prekura. Misisipi ka shpallur gjendjen e emergjencës ndërkohë vijojnë përpjekjet e ekipeve të kërkim shpëtimit.

Të paktën 26 persona kanë vdekur në Misisipi dhe Alabama pas tornados shkatërruese që goditi shtetet në jug të SHBA-së. Autoritetet në Misisipi kanë shpallur gjendjen e emergjencës teksa vijojnë përpjekjet për kërkim shpëtim. Torndoja ndodhi në mes të natës, në kohën kur banorët po flinin.

Qyteti i Rolling Fork pothuajse është shkatërruar i tëri, teksa shihen makina të dëmtuara, rrugë të mbushura me sende nga dëmet e mëdha. Shtëpitët në qarkun Sharki janë shkatërruar totalisht.

Guvernatori i shtetit të Misisipit, Tate Reeves, ka vizituar Qytetin Silver dhe Uinona të shtunën dhe është takuar me banorët që u goditën nga tornadoja. Në Twitter ai e cilësoi situatën si tragjedi.

Ndërkohë, stuhi të tjera janë parashikuar se do të godasin ALbamaën dhe Xhorxhian. Presidenti amerikan, Joe Biden, ka ofruar mbështetjen e tij për zonat e prekura nga stuhitë. Ai tha se pamjet që ka parë nga Misisipi janë “zemërthyese” dhe shtoi se Qeveria federale, “do të bëjë gjithçka për të ndihmuar