Putin: Inteligjenca amerikane shkatërroi tubacionet Nord Stream të Rusisë
Presidenti rus Vladimir Putin tha se me shumë gjasa Shtetet e Bashkuara qëndronin pas shkatërrimit të tubacioneve të gazit Nord Stream në shtator të vitit të kaluar.
Putin i tha TV Russia 24 se ai pajtohet me konkluzionet e bëra nga gazetari investigativ amerikan Seymour Hersh se Presidenti i SHBA Joe Biden komplotoi të hidhte në erë tubacionet e Rusisë Nord Stream për të ndëshkuar Gjermaninë për refuzimin e furnizimit me armë Ukrainës. Do të ishte “shumë e vështirë” për të nxjerrë në dritë të gjithë të vërtetën, tha udhëheqësi rus. Megjithatë, ai shprehu shpresën e tij se me kalimin e kohës “më në fund do të zbulohet se çfarë është bërë dhe si”. Presidenti rus Vladimir Putin më pas citoi Hersh-in, duke e quajtur atë "një gazetar amerikan, i cili kohët e fundit u bë i njohur në botë" dhe tha se ai "krijoi një hetim dhe ... arriti në përfundimin se ky shpërthim ishte orkestruar nga inteligjenca amerikane". "Unë jam plotësisht dakord me këto përfundime," shtoi Putin.