Koreja e Veriut teston sërish një raketë balistike
Koreja e Veriut në të njëjtën kohë me rritjen e tensioneve rajonale lëshoi raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi.
Sipas Guardian, Koreja e Jugut ka pretenduar se Koreja e Veriut ka lëshuar një raketë të re balistike drejt Detit të Japonisë. Lëshimi erdhi disa ditë pasi Uashingtoni dhe Seuli përfunduan stërvitjet e tyre më të mëdha të përbashkëta ushtarake në pesë vjet. Pheniani i sheh këto ushtrime si stërvitje për një sulm. Koreja e Veriut njoftoi të premten se stërvitjet e fundit, të quajtura "Mburoja e Lirisë", ishin stërvitje që synonin "pushtimin" e Koresë së Veriut. Si përgjigje, Koreja e Veriut kreu stërvitjet e veta ushtarake dhe të premten njoftoi se kishte testuar një dron nënujor të aftë për të mbajtur një kokë bërthamore që mund të krijonte një "cunam radioaktiv". Agjencia Qendrore e Lajmeve të Koresë së Veriut në lidhje me këtë raportoi se misioni i kësaj arme strategjike bërthamore nënujore është të depërtojë fshehurazi në ujërat operacionale dhe të krijojë një cunami radioaktiv në një shkallë të jashtëzakonshme përmes një shpërthimi nënujor për të shkatërruar mjetet detare të armikut dhe portet kryesore.