Moska: Kemi armë të mjaftueshme për të shkatërruar Amerikën
(last modified Tue, 28 Mar 2023 08:27:54 GMT )
Mars 28, 2023 10:27 Europe/Tirane
  • Moska: Kemi armë të mjaftueshme për të shkatërruar Amerikën

Sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Rusisë tha se nëse rrezikohet ekzistenca e vendit, Rusia ka armë të mjaftueshme për të shkatërruar çdo armik, përfshirë Shtetet e Bashkuara.

“Nikolai Patrushev”, sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Rusisë, paralajmëroi se nëse rrezikohet ekzistenca e vendit, Rusia ka armë të mjaftueshme për të shkatërruar çdo armik, përfshirë Shtetet e Bashkuara. Duke folur në një intervistë për një revistë ruse, ai tha: "Politikanët amerikanë janë kapur në grackën e propagandës së tyre dhe janë ende të sigurt se në rast të një konflikti të drejtpërdrejtë me Rusinë, Shtetet e Bashkuara mund të nisin një sulm raketor parandalues dhe atëherë Rusia nuk do të jetë më në gjendje të përgjigjet." Patrushev shtoi: Rusia është e duruar dhe nuk kërcënon askënd me aftësitë e saj ushtarake, por nëse rrezikohet ekzistenca e Rusisë, ne kemi armë të reja unike që janë të afta të shkatërrojnë çdo armik, përfshirë Shtetet e Bashkuara.

Tags