Polonia dërgon avionët e parë luftarakë në Ukrainë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i142030-polonia_dërgon_avionët_e_parë_luftarakë_në_ukrainë
Polonia tha se tashmë ka transferuar disa nga avionët e saj luftarakë MiG-29 në Ukrainë, pas Sllovakisë e cila dërgoi dy javë më parë 4 avionët e parë në Kiev.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Prill 04, 2023 20:41 Europe/Tirane
  • Polonia dërgon avionët e parë luftarakë në Ukrainë

Polonia tha se tashmë ka transferuar disa nga avionët e saj luftarakë MiG-29 në Ukrainë, pas Sllovakisë e cila dërgoi dy javë më parë 4 avionët e parë në Kiev.

“Disa MiG-29 janë dërguar tashmë. Ata janë vërtet të dobishëm për Ukrainën, në mbrojtjen e sigurisë sonë kolektive“- tha ndihmësi i presidentit polak, Marcin Przydacz, për radiostacionin lokal RMF FM. Muajin e kaluar, Polonia u bë anëtari i parë i NATO-s që premtoi avionët luftarakë për Ukrainën. Përpara sulmit të Rusisë në shkurt të vitit 2022, Ukraina kishte disa dhjetëra MiG-29, por është e paqartë se sa prej tyre mbeten në shërbim pas më shumë se një viti luftimesh. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u ka kërkuar vazhdimisht vendeve perëndimore avionë luftarakë, por aleatët e NATO-s janë treguar të përmbajtur, duke përmendur shqetësimin për përshkallëzimin e rolit të aleancës në luftë.