Kina simulon një sulm ushtarak në Tajvan
https://parstoday.ir/sq/news/world-i142300-kina_simulon_një_sulm_ushtarak_në_tajvan
Në stërvitjen e saj, ushtria kineze simuloi një sulm ushtarak në Tajvan.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Prill 10, 2023 09:28 Europe/Tirane
  • Kina simulon një sulm ushtarak në Tajvan

Në stërvitjen e saj, ushtria kineze simuloi një sulm ushtarak në Tajvan.

Kina e konsideron Tajvanin si territorin e saj. Sipas Reuters, ushtria kineze në ditën e dytë të stërvitjeve të saj simuloi sulme të detajuara kundër Tajvanit. Ushtria e Kinës në ditën e dytë të stërvitjeve pranë ishullit ka kryer "sulme të sakta të simuluara ndaj objektivave kyç në Tajvan" të cilat filluan pas vizitës së shkurtër të presidentit të Tajvanit Tsai Ing-wen në Shtetet e Bashkuara. Ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit njoftoi se rreth ishullit kishte zbuluar 11 luftanije kineze dhe 70 avionë. Televizioni shtetëror kinez raportoi se patrullimet dhe stërvitjet e gatishmërisë luftarake po vazhdojnë rreth Tajvanit, ku, nën komandën e Qendrës së Operacioneve të Përbashkëta të Stërvitjes, njësi të ndryshme do të vazhdojnë të kryejnë sulme të përbashkëta precize të simuluara mbi objektivat kryesore në Tajvan dhe zonat detare përreth ishullit.    Kina gjithashtu vitin e kaluar organizoi stërvitje të gjera luftarake rreth Tajvanit. Këto stërvitje u bënë, pasi kryetarja e atëhershme e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi, vizitoi Tajvanin. Ambasada amerikane në Tajvan të dielën tha se SHBA po monitoron nga afër stërvitjet e Kinës rreth Tajvanit dhe është "e rehatshme dhe e sigurt" se ka burime dhe aftësi të mjaftueshme në rajon për të siguruar paqen dhe stabilitetin.