Prill 11, 2023 09:50 Europe/Tirane
  • Grevë katërditore e mjekëve në Angli

Mijëra mjekë në Angli filluan një grevë katër-ditore për të protestuar kundër pagave të ulëta dhe kundër krizës me kosto të lartë jetese.

Sipas agjencisë franceze të lajmeve, Stephen Powis, drejtori mjekësor i Shërbimit Shëndetësor Kombëtar Britanik (NHS), tha: Ky është mobilizimi publik më shkatërrues në historinë e Shërbimit Shëndetësor Kombëtar Britanik dhe grevat do të sjellin më shumë presione; Repartet e kujdesit urgjent dhe kritik kanë prioritet, por për fat të keq, disa pacientë do të shohin vonesa ose shtyrje të takimeve të tyre me mjekët e tyre.  Sipas NHS, deri në 350,000 vizita ka të ngjarë të shtyhen për shkak të grevës.  Mjekët britanikë muajin e kaluar dolën në grevë për tre ditë dhe në atë kohë u shtynë 175,000 takime. Shoqata Britanike e Mjekësisë (BMA) thotë se që nga viti 2008, kur u vendos një paketë shtrënguese për shërbimet shëndetësore të vendit, mjekët praktikantë janë përballur me një ulje prej 26% të pagave të tyre.   Sindikata po kërkon një rritje pagash prej 35 për qind, të cilën Sekretari i Shëndetësisë, Steve Barclay e ka quajtur "joreale dhe të papërshtatshme". Shërbimi Shëndetësor Kombëtar i Anglisë po përballet me një krizë të thellë që është dobësuar nga politikat shtrënguese dhe pasojat e pandemisë Corona. Që nga fillimi i vitit, infermierët, mjekët dhe drejtuesit e ambulancave janë ndikuar shumë nga kjo krizë.

Tags