Prill 12, 2023 17:52 Europe/Tirane
  • Amerika nuk i dha vizë Lavrovit

Zëvendësministri i punëve të jashtme i Rusisë deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk i kanë dhanë vizë ministrit të jashtëm rus për të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se zëvendësministri i jashtëm rus Sergei Ryabkov të mërkurën tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk i kanë lëshuar ende viza delegacionit rus të kryesuar nga ministri i jashtëm Sergei Lavrov për të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Zyrtari rus shtoi më tej se Moska nuk ka ndonjë qëndrim të caktuar në lidhje me zbulimin e dokumenteve sekrete të Pentagonit, por nuk mund të përjashtohet publikimi i qëllimshëm i informacioneve të rreme nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

"Meqenëse Amerika është palë në konflikt dhe në fakt po bën një luftë të kombinuar kundër nesh, mashtrime të tilla janë të mundshme për të mashtruar armikun e vet, Rusinë. Unë nuk bëj pretendime, por e pranoj se këtu mund të imagjinohen të gjitha llojet e skenarëve", - tha Ryabkov.

Ndërkohë, Duma e shtetit të Rusisë të martën deklaroi se ambasada amerikane në Ukrainë është bërë në fakt zyra në terren e Departamentit Amerikan të Mbrojtjes (Pentagon) për të çuar përpara qëllimet ushtarake dhe biologjike të Uashingtonit.

Shumica e mediave kanë shkruar se Pentagoni po heton rrjedhjen e materialeve sekrete në rrjetet sociale që përshkruajnë situatën e ushtrisë ukrainase dhe planet e SHBA-së dhe NATO-s për t'i forcuar forcat ukrainase. "New York Times" vuri në dukje se dokumentet nga fillimi i marsit u qarkulluan me sa duket në kanalet pro-ruse të rrjetit social Telegram.

Tags