Shpërthim në takimin e kryeministrit japonez
(last modified Sat, 15 Apr 2023 17:54:00 GMT )
Prill 15, 2023 19:54 Europe/Tirane
  • Shpërthim në takimin e kryeministrit japonez

Kryeministri japonez, Fumio Kishida u evakuua me urgjencë pas pjesëmarrjes në një event publik, ku në afërsi të tij u lëshua një bombë tymuese.

Kishida ishte planifikuar të mbante një fjalim në Vakajama, por pas episodit që vuri seriozisht në dyshim sigurinë e tij, u detyrua të largohej prej andej, fatmirësisht, pa pësuar lëndime. Një person u ndalua në vendngjarje. Ai është parë duke hedhur diçka, ndërsa njerëz të tjerë thonë se dëgjuan një shpërthim të madh. Nga incidenti, nuk pati raporte për të plagosur. Në disa video të publikuara në rrjetet sociale, shihen disa zyrtarë policorë duke e ndaluar një person, që besohet se është i dyshuari. “Policia është duke i hetuar detajet, mirëpo do të doja të kërkoja falje që shumë njerëz janë shqetësuar”, tha kryeministri japonez. Forca e policisë lokale u detyrua më pas ta pohonte se masat e sigurisë kishin dështuar. Edhe pse sulmet e dhunshme janë jashtëzakonisht të rralla në Japoni, nervozizmi mbi sigurinë e politikanëve në vend është aktualisht më i lartë se kurrë pasi ish-kryeministri Shinzo Abe u qëllua për vdekje gjatë fushatës zgjedhore vitin e kaluar.

 

Tags