Sudan: Palët në konflikt mbështesin armëpushimin e përkohshëm
(last modified Sun, 16 Apr 2023 17:25:37 GMT )
Prill 16, 2023 19:25 Europe/Tirane
  • Sudan: Palët në konflikt mbështesin armëpushimin e përkohshëm

Luftimet që kanë shpërthyer në qytetin e Sudanit, Khartum, dhe qytete tjera, janë rezultat i drejtpërdrejtë i ambicieve për pushtet brenda udhëheqjes ushtarake të shtetit.

Si pasojë e luftimeve të 15 prillit, është thënë të kenë vdekur të paktën 56 persona, përfshirë edhe civilë dhe afro 600 persona u plagosen vetëm në kryeqytetin Khartum. Luftimet janë duke ndodhur në pika kyçe strategjike në Khartum, në mes të ushtarëve të rregullt dhe forcës paramilitare e quajtur Forca e Mbështetjes së Shpejtë (RSF). Të dy palët në konfliktin në Sudan kanë rënë dakord për një armëpushim të përkohshëm në mënyrë që të zgjidhen rastet urgjente humanitare. Përfaqësuesit nga Forcat e Armatosura Sudaneze dhe Forcat e Mbështetjes së Shpejtë kanë rënë dakord me propozimin e Kombeve të Bashkuara për të ndërprerë luftimet. Gjenerali Abdel Fattah Al-Burhan i Forcave të Armatosura sudaneze dhe gjenerali Mohamed Hamdan Dagalo i Forcave të Mbështetjes së Shpejtë e kanë mbështetur propozimin e Kombeve të Bashkuara. Ndërsa përshëndeti marrëveshjen, përfaqësuesi i OKB-së në Sudan, Volker Perthes tha se ata do të jenë garant se do të respektohet armëpushimi i përkohshëm. Ushtria sudaneze është besnike ndaj komandantit ushtarak, i cili është bërë sundimtari “de facto” i Sudanit, gjeneral Abdel Fattah Al-Burhan, ndërsa RSF, një njësi paraushtarake, drejtohet nga gjenerali Muhamed Hassan Dagalo. Këto janë dy forcat kryesore ushtarake që kanë drejtuar vendin që nga revolucioni i vitit 2019 që rrëzoi nga pushteti ish-liderin e Sudanit Omar al-Bashir. Ata nuk po bien dakord për drejtimin në të cilin po shkon vendi dhe për lëvizjen e propozuar drejt sundimit civil. Një nga pikat kryesore të mosmarrëveshjes është se si do të inkorporohen 100 mijë trupa të RSF-së në ushtri dhe se kush do të drejtonte më pas forcën e re.

 

Tags