Putin vlerëson marrëdhëniet dhe bashkëpunimin ushtarak ruso-kinez
(last modified Mon, 17 Apr 2023 06:55:45 GMT )
Prill 17, 2023 08:55 Europe/Tirane
  • Putin vlerëson marrëdhëniet dhe bashkëpunimin ushtarak ruso-kinez

Presidenti rus në një takim me ministrin kinez të Mbrojtjes vlerësoi marrëdhëniet ushtarake dhe bashkëpunimin mes Moskës dhe Pekinit.

Ministri kinez i Mbrojtjes Li Shangfu, i cili ka udhëtuar në Moskë, në Pallatin e Kremlinit u takua dhe u konsultua me presidentin rus Vladimir Putin. Sipas agjencisë së lajmeve TASS, Putin në këtë takim, ministrit kinez të Mbrojtjes i tha: Bashkëpunimi ushtarak ruso-kinez do të ndihmojë në forcimin e marrëdhënieve strategjike dhe të bazuara në besim midis dy vendeve. Presidenti rus vlerësoi bashkëpunimin gjithëpërfshirës dhe të suksesshëm midis Moskës dhe Pekinit.  Ai tha: Mendoj se kjo është një tjetër fushë e rëndësishme që do të forcojë karakterin strategjik dhe të orientuar drejt besimit të marrëdhënieve tona. Putin gjithashtu tha: Ministrat e Mbrojtjes të Rusisë dhe Kinës kanë shkëmbyer informacione të dobishme dhe kanë mbajtur konsultime të vleshme.  Presidenti rus kujtoi vizitën zyrtare të presidentit kinez Xi Jinping në Rusi dhe i kërkoi ministrit kinez të Mbrojtjes që t'i përcjellë presidentin kinez përshëndetjet e tij më të ngrohta.  Ai tha: Ju lutemi përcillni urimet e mia më të mira Presidentit kinez Xi Jinping. Ministri i Mbrojtjes i Kinës Li Shangfu të dielën pas takimit me presidentin rus tha se marrëdhëniet midis Rusisë dhe Kinës janë më të mira se aleancat politiko-ushtarake të epokës së Luftës së Ftohtë.

Tags