Prill 20, 2023 17:45 Europe/Tirane
  • Rashid al-Ghannooshi u fut në burg

Një anëtar i komitetit të avokatëve mbrojtës të kreut të lëvizjes "Nahda" të Tunizisë, njoftoi shqiptimin e një dënimi me burg për Rashid al-Ghannoushi pas një seance marrje në pyetje 9-orëshe.

Kanali informativ Al Jazeera njoftoi se Manieh Buali, një anëtar i komitetit të avokatëve që mbrojnë liderin e lëvizjes "Nahda" të Tunizisë, të enjten deklaroi: "Gjyqtari i degës së 33-të të Gjykatës së Shkallës së Parë të Tunizisë lëshoi urdhër arrest me burg për Rashid Al-Ghannoushi, kreun e partisë "Nahda" dhe ish-kryetarin e Parlamentit të këtij vendi, si dhe për disa figurave të tjera të kësaj partie që janë arrestuar nga forcat e sigurisë".

Sipas këtij raporti, Al-Ghannoushi është akuzuar për "konspiracion dhe cenim të sigurisë së brendshme të vendit me qëllim përpjekje për ndryshimin e qeverisë dhe krijimin e konfliktit mes qytetarëve".

Lëvizja "Nahda" e Tunizisë njoftoi të hënën mbrëma përmes një komunikate se kreu i kësaj lëvizjeje Rashed Al-Ghannoushi është arrestuar nga forcat e sigurisë.

Rashed Al-Ghannoushi, kreu i Lëvizjes Islamike "Nahda", u dërgua në spital të martën pasi gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua.

Fronti i Shpëtimit Kombëtar të Tunizisë ka deklaruar se "arrestimi i "Rashed Al-Ghannoushi", "Muhamed Al-Qumani" dhe "Balqassim Hassan" midis liderëve të lëvizjes "Nahda" dhe ndjekja e tyre për pjesëmarrje në një takim intelektual me rastin e përvjetorit të krijimit të këtij Fronti, është shenjë legalizimi i një mendimi dhe tentativë për të rrëmbyer vendin dhe për të vrarë kundërshtarët si dhe për të penguar këta njerëz në përmbushjen e detyrave kombëtare".

Komiteti i avokatëve që mbrojnë Al-Ghannoushi dhe politikanët e arrestuar gjithashtu njoftoi se për të dytën herë radhazi, avokatët u penguan të marrin pjesë në seancën e marrjes në pyetje të të akuzuarve.

Tags