Stoltenberg në Kiev: Vendi i Ukrainës është në NATO
(last modified Thu, 20 Apr 2023 17:59:49 GMT )
Prill 20, 2023 19:59 Europe/Tirane
  • Stoltenberg në Kiev: Vendi i Ukrainës është në NATO

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s ka thënë se vendi i merituar i Ukrainës është në NATO.

Duke folur së bashku me Presidentin Volodymyr Zelensky në Kiev, Jens Stoltenberg tha: “Më lejoni të jem i qartë, vendi i merituar i Ukrainës është në familjen euroatlantike. Vendi i merituar i Ukrainës është në NATO. Dhe me kalimin e kohës, mbështetja jonë do t’ju ndihmojë ta bëni këtë të mundur.” Stoltenberg premtoi vazhdimin e mbështetjes ushtarake për Ukrainën, duke thënë se, deri më tani, aleatët e NATO-s kishin trajnuar dhjetëra mijëra trupa ukrainase dhe kishin ofruar vetëm 65 miliardë euro ndihmë ushtarake. Ndërkohë nga ana tjetër presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky theksoi se anëtarësimi në NATO është zgjidhja e vetme për t’i dhënë fund luftës. “Unë iu drejtova Sekretarit të Përgjithshëm me një kërkesë për të na ndihmuar të kapërcejmë hezitimin e partnerëve tanë në lidhje me dorëzimin të armëve të caktuara. Vonesa e vendimeve të duhura është koha e humbur për paqen dhe jetën e ushtarëve tanë. Ne do të jemi në aleancë dhe besojmë se kjo është një garanci e sigurisë për Ukrainën”, u shpreh Zelensky.

 

Tags