Një avion luftarak rus godet gabimisht një qytet rus
https://parstoday.ir/sq/news/world-i142796-një_avion_luftarak_rus_godet_gabimisht_një_qytet_rus
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë bëri të ditur se një avion luftarak i këtij vendi ka qëlluar gabimisht qytetin rus “Belgorod” në kufi me Ukrainën, sulm i cili ka shkaktuar dëme të konsiderueshme.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Prill 21, 2023 08:11 Europe/Tirane
  • Një avion luftarak rus godet gabimisht një qytet rus

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë bëri të ditur se një avion luftarak i këtij vendi ka qëlluar gabimisht qytetin rus “Belgorod” në kufi me Ukrainën, sulm i cili ka shkaktuar dëme të konsiderueshme.

Agjencia e lajmeve Tas citoi Ministrinë e Mbrojtjes së Rusisë të thoshte: "Një Sukhoi Su-34 i Forcave Ajrore po fluturonte mbi qytetin e Belgorodit kur aksidentalisht nisi të qëllojë në këtë qytet ". Vyacheslav Gladkov, guvernatori i rajonit të Belgorodit, shpalli gjendjen e jashtëzakonshme dhe tha: Për shkak të këtij sulmi të gabuar, u krijua një vrimë me diametër prej 20 metrash në një nga rrugët e qytetit, katër makina dhe katër apartamente u dëmtuan dhe dy gra gjithashtu u plagosën. Rajoni i Belgorodit është një nga rajonet jugperëndimore të Rusisë. Që nga fillimi i luftës në Ukrainë, magazinat e tij të municioneve dhe karburanteve kanë qenë objektiv i shpërthimeve të shumta.