Kërkesa e Borrelit për të ndalur konfliktin në Sudan
(last modified Sat, 22 Apr 2023 06:18:32 GMT )
Prill 22, 2023 08:18 Europe/Tirane
  • Kërkesa e Borrelit për të ndalur konfliktin në Sudan

Shefi i politikës së jashtme të BE-së Joseph Borrell të premten në Twitter bëri thirrje për një përfundim të menjëhershëm të konfliktit në Sudan.

Zyrtari i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian gjithashtu në këtë postim në Twitter theksoi nevojën për të mbështetur civilët dhe të huajt në Sudan. Ministrja e Jashtme gjermane Analena Baerbock gjithashtu të premten bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në Sudan, në mënyrë që civilët të mund të gjejnë një vend të sigurt për t'u strehuar. Konfliktet në Sudan vazhdojnë për të shtatën ditë radhazi. Komanda e Forcave të Mbështetjes së Shpejtë në një deklaratë njoftoi: Bazuar në mirëkuptimet ndërkombëtare, rajonale dhe të brendshme, nga ora 6 e mëngjesit të së shtunës u ra dakord për një armëpushim humanitar për 72 orë.   Përleshjet e armatosura mbi pushtetin në Sudan nisën mëngjesin e së shtunës midis forcave të ushtrisë dhe forcave të reagimit të shpejtë dhe pavarësisht shpalljes së armëpushimit të mërkurën, përleshjet në pjesë të ndryshme të vendit vazhduan akoma.  

Tags