Prill 25, 2023 11:52 Europe/Tirane
  • Vazhdojnë protestat dhe grevat në Gjermani

Aeroportet në Berlin dhe Hamburg janë futur në grevë urie dhe kjo është bërë shkak për anulimin e shumë fluturimeve.

Sipas një raporti të IRIB punonjësit e aeroporteve në Berlin dhe në Hamburg të Gjermanisë janë futur në grevë urie dhe kjo ka shkaktuar anulimin e ¼ të fluturimeve në këto aeroporte. Në të njëjtën kohë sindikata e punëtorëve në Gjermani e njohur me emrin Werdi, u ka bërë thirrje të gjithë punonjësve të aeroporteve që të futen në grevë urie për shkak të pagës së ulët. Kjo sindikatë gjermane që javën e kaluar ka paralajmëruar për shtimin e numrit të punonjësve të hekurudhave dhe të aeroporteve të cilët do të futen në grevë për shkak se punëdhënësit e tyre nuk kanë ofruar rritje pagash. Vlen të theksohet se punonjësit e hekurudhave në Gjermani janë futur në grevë urie që prej ditës së premte dhe për këtë arsye shërbimet hekurudhore në këtë vend janë ndërprerë në shumë qytete. Niveli i lartë i inflacionit dhe kosto e lartë e jetesës ka shtuar edhe më shumë problemet e punëtorëve në Gjermani duke mos marrë parasysh këtu problemet e shkaktuara nga periudha e koronës. Për shkak të masave të ndërmarra nga punonjësit e sektorit të transportit të cilët janë futur në grevë urie, deri tani në Gjermani mësohet se janë anuluar të paktën 700 fluturime.

Tags