Prill 25, 2023 17:19 Europe/Tirane
  • Rusia propozon zhvendosjen e selisë së Kombeve të Bashkuara jashtë Amerika

Ministri i punëve të jashtme të Rusisë e quajti propozimin për zhvendosjen e selisë së Kombeve të Bashkuara nga Nju Jorku i SHBA-ve në një vend tjetër një ide të mirë dhe që ia vlen të merret në konsideratë.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se ministri i punëve të jashtme të Rusisë, Sergei Lavrov, i cili ndodhet në Nju Jork, gjatë margjinave të takimit jozyrtar të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, në një prononcim për gazetarët, deklaroi: "Do të ishte shumë mirë nëse OKB-ja do ta zhvendoste selinë e saj nga Nju Jorku në ndonjë vend tjetër të botës".

Dmitry Peskov, zëdhënësi i Pallatit të Kremlinit, gjithashtu në reagim të kësaj, e quajti idenë e ndryshimit të selisë së Kombeve të Bashkuara nga Nju Jorku në një vend tjetër si një ide me vlerë dhe që duhet vlerësuar.

Duke iu referuar problemit të mosdhënies së vizave nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për delegacionet diplomatike dhe ekipet mediatike të vendeve të ndryshme, zëdhënësi i Kremlinit tha: "Rusia nuk është e vetme në problemin e mosdhënies së vizave nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës si mikpritëse e Kombeve të Bashkuara".

Lidhur me situatën e mosdhënies së vizave për gazetarët rusë për të punuar në Kombet e Bashkuara, Peskov deklaroi: "Kjo është një çështje për diskutim serioz me vendet që gjithashtu kanë ankesa serioze për këtë çështje".

Më herët, Lavrov e quajti budallallëk refuzimin e SHBA-së për t'u mosdhënë viza gazetarëve rusë.

Tags