Prill 25, 2023 19:56 Europe/Tirane
  • Turqia arreston mbi 100 persona “të lidhur me militantët kurdë”

Policia turke ka arrestuar 110 persona që dyshohet se kanë lidhje me militantët kurdë, sipas burimeve të sigurisë, raporton Reuters.

Në mesin e të arrestuarve, sipas një ligjvënësi pro-kurd, janë edhe politikanë, avokatë dhe gazetarë, që janë arrestuar në lidhje me zgjedhjet e 14 majit. Siç raportohet, operacioni i bastisjeve është përqendruar në Dijarbakir, qytetin më të madh të banuar me shumicë kurse në juglindje të Turqisë. Operacionet policore janë zhvilluar edhe në 21 provinca tjera, duke shënjestuar persona që akuzohen se kanë lidhje me grupin militant të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit. Erdogan shpesh ka akuzuar Partinë Popullore Demokratike se ka lidhje me Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit. Por, ky subjekt politik ka hedhur poshtë këto akuza. Partia Popullore Demokratike muajin e kaluar nuk garoi me ndonjë kandidat për zgjedhjet presidenciale të 14 majit, por ofroi mbështetje për rivalin kryesor të Erdoganit, Kemal Kilicdaroglu. Ky operacion vjen më pak se tre javë para zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare, që paraqesin sfidën më të madhe zgjedhore për presidentin Recep Tayyip Erdogan, që kur subjekti i tij, Partia për Drejtësi dhe Zhvillim, erdhi në pushtet më 2002.

 

Tags