Trump: Do ta mposht Bidenin në zgjedhjet e vitit 2024
https://parstoday.ir/sq/news/world-i143130-trump_do_ta_mposht_bidenin_në_zgjedhjet_e_vitit_2024
Ish-presidenti amerikan tha: Joe Biden, presidenti aktual i SHBA-së, i cili së fundmi shpalli zyrtarisht kandidaturën e tij për rizgjedhje, do të “humbasë” në zgjedhjet e 2024-ës.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Prill 28, 2023 14:58 Europe/Tirane
  • Trump: Do ta mposht Bidenin në zgjedhjet e vitit 2024

Ish-presidenti amerikan tha: Joe Biden, presidenti aktual i SHBA-së, i cili së fundmi shpalli zyrtarisht kandidaturën e tij për rizgjedhje, do të “humbasë” në zgjedhjet e 2024-ës.

Sipas AFP, ish-presidenti amerikan Donald Trump të enjten në Neë Hampshire votuesve të tij u tha: "Ne do të fitojmë përsëri Shtëpinë e Bardhë. Ai u zotua të mposht Joe Biden, presidentin aktual të Shteteve të Bashkuara, i cili së fundmi shpalli zyrtarisht kandidaturën e tij për rizgjedhje, në zgjedhjet e vitit 2024 dhe paralajmëroi se nëse nuk kthehet në pushtet, Amerika do të bjerë në kaos. Ish-presidenti amerikan e përshkroi epokën e Bidenit si një vend të mbytur në dhunë dhe krim, të përfshirë në inflacion dhe ku bankat po shemben. Në vitin 2024, Amerika do të duhet të zgjedhë midis suksesit dhe dështimit, sigurisë ose kaosit, prosperitetit ose fatkeqësisë, tha ai. Trump në tubimin e mbështetësve të tij theksoi: Ne do ta shtypim Joe Biden. Ky është tubimi i parë zgjedhor i ish-kreut të Shtëpisë së Bardhë, që kur padia ndaj tij u hodh poshtë nga një gjykatë në Nju Jork. Donald Trump mund të zgjidhet nga partia e tij për t'u përballur sërish me Joe Biden në nëntor 2024. Sulmi në ndërtesën e Kongresit Amerikan më 6 janar 2020, i cili u nxit nga Donald Trump, presidenti i SHBA-së në atë kohë, me një përpjekje për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve, tani mund të ketë pasoja të rënda për të ardhmen e tij politike. Hetimi i pavarur për incidentin ka hyrë në një fazë të re në të cilën ndihmësit më të afërt të Trump, përfshirë Mike Pence, dëshmuan kundër tij në gjykatë.