Vazhdon dhuna e armatosur në Amerikë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i143174
Si pasojë e dy të shtënave në Uashington DC, dy persona kanë mbetur të vrarë.
(last modified 2024-12-07T13:52:14+00:00 )
Prill 29, 2023 08:30 Europe/Tirane
  • Vazhdon dhuna e armatosur në Amerikë

Si pasojë e dy të shtënave në Uashington DC, dy persona kanë mbetur të vrarë.

Të premten në mbrëmje, policia amerikane raportoi dy të shtëna fatale në Uashington DC, të cilat ndodhën brenda gjysmë ore në një distancë prej dy miljesh.  Sipas njoftimit të policisë mbrëmë, zyrtarët policorë kanë gjetur një burrë pa ndjenja, i cili ishte qëlluar me armë zjarri dhe për shkak të plagëve të rënda kishte ndërruar jetë.  Rreth gjysmë ore para këtij incidenti, oficerët e policisë në juglindje, e cila ishte vetëm dy milje larg vendit të ngjarjes së dytë, gjetën një burrë që gjithashtu ishte qëlluar në qafë dhe ishte vrarë.  Krahasimi i statistikave të dhunës me armë midis Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të tjera të botës tregon se Shtetet e Bashkuara janë një vend krejtësisht i jashtëzakonshëm; Megjithëse Shtetet e Bashkuara përbëjnë rreth 5% të popullsisë së botës, aty jetojnë gati 31% e atyre që kryejnë vrasje masive me armë.