Përleshje të rënda në Khartoum pavarësisht marrëveshjes për zgjatjen e armëpushimit
(last modified Sat, 29 Apr 2023 06:30:50 GMT )
Prill 29, 2023 08:30 Europe/Tirane
  • Përleshje të rënda në Khartoum pavarësisht marrëveshjes për zgjatjen e armëpushimit

Pavarësisht marrëveshjes së ushtrisë dhe forcave të reagimit të shpejtë të Sudanit me zgjatjen 72-orëshe të armëpushimit, sulmet dhe përleshjet e ashpra në kryeqytet dhe në rajonin bregdetar të Khartoumit vazhdojnë akoma.

Në zonën e Bahriut konfliktet janë ndezur dhe tymi i këtyre konflikteve shihet të paktën në qiellin e dy zonave. Përmasat e shkatërrimit të Tregut Qendror të Bahriut tregojnë se shumica e dyqaneve janë djegur plotësisht.  Disa zona, duke përfshirë aeroportin e Khartoum-it, u vunë gjithashtu në shënjestër të zjarrit të lehtë dhe të rëndë të artilerisë. Khartumi u trondit nga sulmet ajrore, zjarri i tankeve dhe artilerisë dhe qyteti Bahri ka përjetuar bombardime të shumta.  Në të njëjtën kohë, “Osame Abu Bakr”, zyrtari për media i Gjysmëhënës së Kuqe të Sudanit, theksoi se ka shumë kufoma në Khartoum dhe ky insititucion  nuk mund tu ofrojë shërbimin e nevojshëm për të gjithë.

 

Tags