Rritet numri i viktimave në konfliktin e Sudanit
(last modified Sat, 29 Apr 2023 16:22:26 GMT )
Prill 29, 2023 18:22 Europe/Tirane
  • Rritet numri i viktimave në konfliktin e Sudanit

Ministria e shëndetësisë e Sudanit në një deklaratë të shtunën tha se numri i të vdekurve nga konflikti në vend arriti në 528 të vdekur dhe 4,599 të plagosur.

Ministria e shëndetësisë e Sudanit të mërkurën deklaroi se numri i të vdekurve nga përleshjet midis ushtrisë dhe forcave të reagimit të shpejtë ishte 512 dhe 4.193. Armëpushimi 72-orësh u rinovua të premten, por përleshjet midis ushtrisë dhe forcave të reagimit të shpejte vazhduan në kryeqytetin Khartoum dhe zonat përreth, duke përfshirë zonën Darman, qytetin e dytë më të madh të vendit. Të dy palët akuzojnë njëra-tjetrën për shkelje të armëpushimit. Përleshjet e armatosura në Sudan filluan të shtunën në mëngjes midis forcave të ushtrisë të udhëhequra nga Abdel Fattah al-Burhan dhe forcave të reagimit të shpejte të udhëhequra nga Mohammed Hamdan Daqlu, i njohur si Hamidti.

Tags