OKB kërkon armëpushim të qëndrueshëm në Sudan
(last modified Sun, 30 Apr 2023 05:09:50 GMT )
Prill 30, 2023 07:09 Europe/Tirane
  • OKB kërkon armëpushim të qëndrueshëm në Sudan

Një zv/zëdhënës i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së të shtunën tha se organizmat  ndërkombëtar po punojnë për të arritur një armëpushim të përhershëm në Sudan.

"Ne do të vazhdojmë të punojmë me palët e përfshira në Sudan për të arritur një armëpushim të përhershëm," tha zv/ zëdhënësi i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së. Ai  gjithashtu theksoi se asnjë palë nuk mund ta fitojë luftën në Sudan, por shtoi  se ende nuk është marrë vendim për negociatat mes palëve të përfshira në konflikt. Farhan Hak gjithashtu i bëri thirrje ushtrisë sudaneze dhe forcave të reagimit të shpejtë për t'iu bashkuar negociatave politike për të zgjidhur problemet. Konflikti i armatosur për pushtet në Sudan filloi mëngjesin e së shtunës, midis forcave të ushtrisë dhe forcave të reagimit dhe ndërmjetësimi ndërkombëtar për t'i dhënë fund luftës në vend deri tani nuk kanë arritur të çojnë palët në tryezën e bisedimeve. Pavarësisht zgjatjes së armëpushimit për 72 orë luftimet sporadike në Sudan vazhdojnë akoma. Ushtria e Sudanit në një deklaratë të shtunën tha se pala tjetër thyen akordet. Ushtria i ka akuzuar ata për vazhdimin e shkeljes së armëpushimit. Nga ana tjetër, forcat e reagimit të shpejtë theksuan angazhimin e tyre të plotë ndaj armëpushimit humanitar dhe hapjen e kalimeve të sigurta për qytetarët, në mënyrë që të përmbushin nevojat e tyre bazë dhe të lehtësojnë kthimin e shtetasve të huaj në vendit e tyre. Ministria e Shëndetit e Sudanit në një deklaratë tha se numri i të vdekurve nga konflikti në vend arriti në 528 të vdekur dhe 4,599 të plagosur.  

Tags