Numri i viktimave të konfliktit në Sudan nuk mund të llogaritet
(last modified Sun, 30 Apr 2023 16:39:26 GMT )
Prill 30, 2023 18:39 Europe/Tirane
  • Numri i viktimave të konfliktit në Sudan nuk mund të llogaritet

Komisioni për të Drejtat e Njeriut i Sudanit në një deklaratë tha se numri i viktimave të konfliktit në Sudan nuk mund të numërohet dhe Khartoumi është në prag të një katastrofe humanitare. 

Komisioni Sudanez për të Drejtat e Njeriut të dielën tha se sistemi shëndetësor i Sudanit po shembet dhe numri i viktimave të konfliktit nuk mund të numërohet. Organizatat ndërkombëtare dhe rajonale duhet të ndërhyjnë për të siguruar një armëpushim afat-gjatë dhe të bindin palët të ndërpresin luftimet. Qeveria sudaneze njoftoi më parë se për shkak të përleshjeve që po ndodhin në kryeqytetin Khartoum, zyrat do të mbyllen plotësisht deri në një njoftim të mëtejshëm. Më herët qeveria e Sudanit të shtunën lëshoi një deklaratë ku njoftoi përfundimin e festës së Fiter Bajramit. Punonjësit publikë duhej të ishin në punë nga e diela, por mbyllja nuk përfshin punonjësit përgjegjës për menaxhimin e krizave dhe shërbimet jetike. Përleshjet midis forcave të reagimit të shpejte të udhëhequra nga gjenerali Hamidi dhe ushtrisë sudaneze të udhëhequr nga gjenerali Abdel Fattah al-Burhan vazhdojnë pavarësisht armëpushimit 72 orësh të njoftuar të enjten e kaluar. Ata akuzojnë njëri-tjetrin për shkelje të armëpushimit.

Tags