Pediatrit evropianë paralajmërojnë mungesën e ilaçeve për fëmijët
Pediatrit evropianë paralajmërojnë për një mungesë të theksuar të disa ilaçeve për fëmijët.
Në muajt e fundit, situata e tensionuar ka ndikuar në furnizimin me disa ilaçe, duke përfshirë ilaçin amoxicillin, i cili është përdorur gjerësisht për fëmijët. Pediatrit nga disa vende evropiane paralajmëruan se shëndeti i fëmijëve dhe të rinjve është në rrezik për shkak të mungesave në të gjithë Evropën. Ata bënë thirrje për një zgjidhje të shpejtë, të besueshme dhe të qëndrueshme për të trajtuar çështjen e mungesës së baranave. Nënshkruesit e këtij peticioni, duke përfshirë kreun e pediatrisë franceze André Werner, në këtë letër theksuan nevojën për antibiotikë, qetësues, antipyretikë, ilaçe të astmës, si dhe vaksina. Në letrën dërguar funksionarëve të Gjermanisë, Francës, Italisë, Zvicrës dhe Austrisë ata kanë shkruar se "ne e konsiderojmë detyrë të vendim-marrësve politikë që të sigurojnë prodhimin dhe furnizimin e duhur me ilaçe të rëndësishme për kujdesin bazë në Evropë."