Erdogan: Ne vramë liderin e ISIS
https://parstoday.ir/sq/news/world-i143258-erdogan_ne_vramë_liderin_e_isis
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka bërë të ditur se lideri i ISIS-it është vrarë në Siri nga forcat e sigurisë së këtij vendi.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
May 01, 2023 08:12 Europe/Tirane
  • Erdogan: Ne vramë liderin e ISIS

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka bërë të ditur se lideri i ISIS-it është vrarë në Siri nga forcat e sigurisë së këtij vendi.

Sipas agjencisë së lajmeve IRIB, Erdogan në një takim të drejtpërdrejtë televiziv tha: Forcat e inteligjencës turke dje, gjatë një operacioni në Siri, vranë liderin e grupit terrorist ISIS, Abu Hossein al-Quraishi. Sipas Erdogan, ai ishte kërkuar nga forcat e inteligjencës turke për disa kohë. Erdogan tha se Turqia do të vazhdojë të luftojë kundër grupeve terroriste pa diskriminim dhe shtoi: Abu Hossein al-Quraishi për një kohë të gjatë ishte nën vëzhgimin e Organizatës Kombëtare të Inteligjencës së Turqisë. Më 30 nëntor, ISIS njoftoi vdekjen e Abu Hassan al-Hashemi, liderit të këtij grupi dhe zëvendësimin e tij me Abu Hossein al-Quraishi.