May 01, 2023 08:12 Europe/Tirane
  • Greva masive e infermierëve në Angli

Infermierët në më shumë se gjysmën e spitaleve dhe institucioneve mjekësore të Anglisë të dielën filluan një valë të re grevash për të protestuar për pagat dhe kushtet e tyre të punës. 

 Infermierët dhe punonjësit e kujdesit shëndetësor në gjysmën e spitaleve dhe klinikave shëndetësore të Anglisë nga dje kanë nisur një grevë të re 28-orëshe . greva do të zgjasë në fund të së hënës. Sipas "B.B.C., kjo grevë u organizua nga anëtarët e sindikatës "Royal College of Nursing" dhe për herë të parë ka prekur shërbimet jetike mjekësore si njësitë e kujdesit special në spitalet britanike. Steve Barclay, ministri britanik i shëndetësisë, ka kritikuar procesin e intensifikimit të grevës në sektorin e shëndetësisë në këtë vend. Në përgjigje të kësaj greve, ministri britanik i Shëndetësisë tha: “Këto greva bëjnë më shumë presion mbi Shërbimin Shëndetësor Kombëtar Britanik dhe shkaktojnë ndërprerje të rënda të kurimit të pacientëve”.  Pat Cullen, sekretar i përgjithshëm i Kolegjit Mbretëror të Infermierisë, tha: "Infermierët në Mbretërinë e Bashkuar po kërkojnë një marrëveshje të drejtë dhe qeveria e Mbretërisë së Bashkuar duhet të tregojë përmes kësaj marrëveshjeje se e kupton dhe vlerëson profesionin e tyre". Organizatorët e grevës, anëtarë të kësaj sindikate kanë paralajmëruar për shtimin e grevave ndërkohë që një tjetër sindikatë që përfaqëson infermierët në Angli, njoftoi për nisjen e grevës së këtij sektori. Infermierët protestues britanikë jo vetëm që kërkojnë rritje të pagave për të menaxhuar krizën aktuale të kostos së jetesës, por kërkojnë edhe plotësimin e mangësive në numrin e stafit të sektorit të infermierisë me synimin për të zgjidhur mungesën e stafit. Kolegji Mbretëror i Infermierisë ka hedhur poshtë propozimin e qeverisë së Londrës për një rritje pagash prej pesë për qind në periudhën 2023-2024, së bashku me një pagë prej 1,655 £, si pagë të pamjaftueshme.  Infermierët anglezë më parë kishin hyrë në grevë më 18 dhe 19 janar dhe 6 dhe 7 shkurt të këtij viti.

 

 


 

Tags