May 02, 2023 19:55 Europe/Tirane
  • Guterres: Fondet e OKB-së për Afganistanin po shterojnë

Kombet e Bashkuara do të qëndrojnë në Afganistan për të ofruar ndihma për miliona afganë të dëshpëruar, por fondet po shterojnë, tha të martën Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres.

Guterres foli pas një takimi të përfaqësuesve të më shumë se 20 vendeve në Doha të Katarit për të diskutuar një qasje të përbashkët ndërkombëtare ndaj Afganistanit. “Ne qëndrojmë (në Afganistan) dhe jemi të vendosur të kërkojmë kushtet e nevojshme për të vazhduar… pjesëmarrësit ranë dakord për nevojën për një strategji angazhimi,” tha Guterres. Guterres theksoi se takimi nuk kishte për qëllim njohjen e administratës së talibanëve, gjë që asnjë vend nuk e ka bërë zyrtarisht ende. Ai tha se ishte i hapur për të takuar zyrtarë talibanë kur do të jetë momenti i duhur për ta bërë këtë, por sipas tij “sot nuk është momenti i duhur”.

 

Tags