Peskov: Ukraina sulmoi Kremlinin me dy dronë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i143386-peskov_ukraina_sulmoi_kremlinin_me_dy_dronë
Zëdhënësi i presidencës ruse bëri të ditur se u zmbraps sulmi i dronëve të ushtrisë ukrainase ndaj Pallatit të Kremlinit.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
May 03, 2023 16:40 Europe/Tirane
  • Peskov: Ukraina sulmoi Kremlinin me dy dronë

Zëdhënësi i presidencës ruse bëri të ditur se u zmbraps sulmi i dronëve të ushtrisë ukrainase ndaj Pallatit të Kremlinit.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Dmitry Peskov, zëdhënësi i Presidencës së Rusisë, sot (e mërkurë) deklaroi se sulmi ukrainas me dron ndaj pallatit presidencial u zmbraps dhe theksoi se Moska e konsideron këtë sulm si një tentativë për vrasjen e presidenti rus, Vladimir Putin, dhe se ka të drejtë të hakmerret.

Peskov shtoi: "Në këtë sulm, dy dronë ukrainas u kapën dhe u shkatërruan para se të arrinin në Kremlin".

Sipas këtij zyrtari rus, Moska e konsideron këtë veprim si një sulm terrorist nga Ukraina dhe rezervon të drejtën për të marrë masa hakmarrëse siç e sheh të arsyeshme.

Dmitry Peskov ka deklaruar se në momentin e sulmit Putin nuk ka qenë në Kremlin dhe nuk është lënduar, duke shtuar se orari i punës së presidentit rus nuk ka ndryshuar dhe puna e qeverisë do të vazhdojë si zakonisht.

Nga ana tjetër, kryebashkiaku i Moskës, Sergei Sobyanin, ka bërë të ditur se nga sot ndalohet përdorimi i çdo droni dhe kuadkopteri nga qytetarët. Sigurisht, sipas tij, kjo ndalesë nuk vlen për zyrtarët e qeverisë.