Sulm me dron ukrainas në rafinerinë ruse të naftës
https://parstoday.ir/sq/news/world-i143416-sulm_me_dron_ukrainas_në_rafinerinë_ruse_të_naftës
Mediat ruse raportuan të enjten se një nga rafineritë ruse të naftës në jug të vendit u përfshi nga zjarri për shkak të një sulmi me dron.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 04, 2023 04:32 Europe/Tirane
  • Sulm me dron ukrainas në rafinerinë ruse të naftës

Mediat ruse raportuan të enjten se një nga rafineritë ruse të naftës në jug të vendit u përfshi nga zjarri për shkak të një sulmi me dron.

Agjencia ruse e lajmeve “Tass” raportoi sot se në një sulm me dron në jug të Rusisë, rafineria Ilsky, e vendosur pranë Detit të Zi, mori flakë. Moska thotë se Ukraina me sulmet e saj me dron, shpesh synon infrastrukturën dhe objektet ushtarake ruse, veçanërisht zonat e saj kufitare, por Ukraina rrallë ka marrë përgjegjësinë për këto sulme. Ky lajm është publikuar ndërsa dje zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov ka njoftuar sulmin me dron ukrainas në Pallatin e Kremlinit me qëllim vrasjen e presidentit rus Vladimir Putin. Në të njëjtën ditë, Moska njoftoi se kishte rrëzuar dy dronë që fluturonin drejt rezidencës së Putinit, duke akuzuar Ukrainën për përpjekje për një "akt terrorist". Megjithatë, Kievi këmbëngul se ky sulm me dron nuk ka lidhje me Ukrainën dhe ka pretenduar se këto sulme i ka kryer Moska. Nga ana tjetër, Shtetet e Bashkuara kanë shprehur dyshime për akuzat e Moskës ndaj Kievit. Gjithashtu përfaqësuesi i Rusisë në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, Dmitry Medvedev, të mërkurën pas sulmit terrorist tha se, nuk ka zgjidhje tjetër përveç largimit fizik të Zelenskit dhe rrethit të tij.