Intensifikimi i inflacionit në Europë, rritet sërish norma e interesit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i143514
Me vazhdimin e rritjes së inflacionit dhe të kostos së jetesës, banka qendrore njoftoi sërish rritjen e normës së interesit.
(last modified 2024-12-07T13:52:14+00:00 )
May 06, 2023 10:26 Europe/Tirane
  • Intensifikimi i inflacionit në Europë, rritet sërish norma e interesit

Me vazhdimin e rritjes së inflacionit dhe të kostos së jetesës, banka qendrore njoftoi sërish rritjen e normës së interesit.

Kjo bankë, e cila është përgjegjëse për stabilitetin e çmimeve në eurozonë në Evropë, thotë se me këtë veprim do të ndihmojë jetesën dhe shëndetin e njerëzve. Christine Lagarde, presidente e Bankës Qendrore Evropiane, tha: "Perspektiva për inflacionin mbetet e lartë për një kohë të gjatë".   Për shkak të presionit të inflacionit, Bordi i Guvernatorëve të Bankës Qendrore Evropiane ka vendosur të rrisë normën e interesit. Rritja prej 0.25 për qind e normave të interesit do ta çojë normën e përgjithshme të interesit në 3.75 për qind, e cila pritet të ulë inflacionin vjetor. Në prill inflacioni arriti në 7 për qind. Ndërkohë, Banka Qendrore Evropiane synon një normë inflacioni prej 2%.