Palët ndërluftuese në Sudan bisedojnë në Arabinë Saudite
(last modified Sat, 06 May 2023 17:54:27 GMT )
May 06, 2023 19:54 Europe/Tirane
  • Palët ndërluftuese në Sudan bisedojnë në Arabinë Saudite

Arabia Saudite pret të shtunën bisedimet e para ballë për ballë mes ushtrive ndërluftuese në Sudan, pas shkeljes së disa armëpushimeve.

Një deklaratë e përbashkët SHBA-Arabi Saudite përshëndeti fillimin e “bisedimeve në Xheddah midis ushtrisë sudaneze dhe Forcave paraushtarake të Mbështetjes së Shpejtë (RSF). Të premten raportet folën për përleshje të vazhdueshme në Khartum. Ushtria sudaneze thotë se bisedimet synojnë të trajtojnë çështjet humanitare. Ushtria konfirmoi se kishte dërguar disa persona në Jeddah për t’u përfshirë në bisedime, për të cilat OKB-ja dhe agjencitë e ndihmës kanë bërë presion, duke u përballur me një krizë të tmerrshme humanitare në Sudan. Gati tre javë luftime të ashpra kanë vrarë qindra njerëz dhe kanë zhvendosur afro 450,000 civilë. Nga totali i të zhvendosurve, Organizata Ndërkombëtare për Migracionin thotë se më shumë se 115,000 kanë kërkuar strehim në vendet fqinje. Komandanti i ushtrisë sudaneze, gjenerali Abdel Fattah al-Burhan është i përfshirë në një luftë të ashpër për pushtet me udhëheqësin e RSF-së, gjeneralin Mohamed Hamdan Dagalo.

 

Tags