Presidenti i Brazilit kërkoi lirimin e Assange
(last modified Sun, 07 May 2023 05:59:23 GMT )
May 07, 2023 07:59 Europe/Tirane
  • Presidenti i Brazilit kërkoi lirimin e Assange

Pasi mori pjesë në ceremoninë e kurorëzimit të Mbretit të Anglisë, Presidenti i Brazilit, Luiz Inacio Lula da Silva, i kërkoi vendit të lirojë nga burgu Julian Assange, themeluesin e WikiLeaks.

Sipas Associated Press, Da Silva në një konferencë shtypi tha: "Është turp që një gazetar që denoncon mashtrimin e një qeverie, arrestohet dhe dënohet me burg dhe ne nuk bëjmë asgjë për ta liruar atë. " Ai shtoi: Po flasim për lirinë e fjalës.  Ky person është në burg për denoncimin e një shkeljeje dhe shtypi nuk po bën asgjë për të mbrojtur këtë gazetar. Unë nuk e kuptoj këtë çështje. Presidenti i Brazilit tha se ka harruar të flasë me kryeministrin britanik Rishi Sonak për këtë çështje, por pas kthimit në Brazil, ai do t'i shkruajë një letër kryeministrit britanik për Assange. Në vitin 2010, Assange publikoi dokumentet sekrete të agjencive të inteligjencës amerikane. Në Amerikë, ai përballet me akuza të ndryshme, duke përfshirë edhe atë për spiunazh.  Shtetet e Bashkuara duan ta ekstradojnë atë në Shtetet e Bashkuara, por Assange në gjykatat angleze po përpiqet të parandalojë ekstradimin e tij.  Assange është me origjinë nga Australia dhe qeveria e vendit të tij ka shtuar gjithashtu përpjekjet diplomatike për të bërë që SHBA të heqë dorë nga ndjekja penale e tij.

Tags