Arrestime për sulm ndaj kryetarit të Stambollit
Më shumë se 10 persona janë arrestuar për dhunë në një tubim të opozitës në qytetin lindor turk të Erzurum këtë fundjavë, tha sot Ministria e Drejtësisë e Turqisë.
Kryebashkiaku i Stambollit, Ekrem Imamoglu, i Partisë Popullore Republikane (CHP) të opozitës, po fliste nga maja e një autobusi të dielën, kur një grup prej rreth 200 kundërshtarësh filluan ta gjuanin me gurë. Imamoglu ishte në Erzurum në emër të kreut të CHP dhe kandidatit presidencial Kemal Kilicdaroglu, sipas sondazheve, kundërshtari kryesor i presidentit Recep Tayyip Erdogan në zgjedhjet e 14 majit. Guvernatori i Erzurumit, Okaj Memish, tha se shtatë persona u lënduan në incident, ndërsa ministri i Drejtësisë, Bekir Bozdag, njoftoi se një hetim ishte duke u zhvilluar dhe se 13 persona ishin arrestuar. Në mediat sociale, Kilicdaroglu akuzoi demonstruesit se ishin pjesë e një “koalicioni militant” që “do të trembë njerëzit që të votojnë”.