Putin: Qëllimi i Perëndimit është shpërbërja e Rusisë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i143704-putin_qëllimi_i_perëndimit_është_shpërbërja_e_rusisë
Presidenti i Rusisë, gjatë fjalimit të tij në një paradë ushtarake, deklaroi se qytetërimi global është në prag të ndryshimeve të mëdha dhe qëllimi i rusofobisë së Perëndimit është shpërbërja e Rusisë.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
May 09, 2023 17:27 Europe/Tirane

Presidenti i Rusisë, gjatë fjalimit të tij në një paradë ushtarake, deklaroi se qytetërimi global është në prag të ndryshimeve të mëdha dhe qëllimi i rusofobisë së Perëndimit është shpërbërja e Rusisë.

Lufta midis Rusisë dhe Ukrainës filloi në fund të shkurtit 2022. Që atëherë, vendet perëndimore e kanë intensifikuar këtë konfrontim ushtarak duke armatosur Ukrainën.

Në Sheshin e Kuq të Moskës, u zhvillua një paradë përkujtimore me rastin e 78-vjetorit të fitores në Luftën e Dytë Botërore e cila përfundoi me kalimin e një kolone me pajisje ushtarake në praninë e presidentit rus Vladimir Putin, ndërsa organizatorët nuk zhvilluan paradën ajrore.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin kritikoi politikat e vendeve perëndimore dhe tha se Perëndimi ka harruar se si u mundën nazistët dhe tani po udhëheq rusofobinë.

Putin shtoi: "Qëllimi i rusofobisë është të ndajë vendin tonë. Elitat perëndimore besojnë se vetë ata janë të veçantë dhe luftojnë për ta ruajtur atë superioritet. Lufta e vërtetë kundër Rusisë ka filluar, por ne do ta mposhtim terrorizmin dhe do të mbrojmë popullin e Donbasit”,- vazhdoi Putin, duke iu referuar këtyre rasteve.

Presidenti i Rusisë theksoi: "Ukraina është bërë peng i një grushti shteti dhe është bërë një mjet pazaresh në duart e Perëndimit, ndërkohë të gjitha familjet kujtojnë heronjtë e Luftës së Madhe Patriotike".

Në lidhje me qëllimin e Moskës në luftën në Ukrainë, Putin tha: "Moska dëshiron të shohë një të ardhme paqeje, lirie dhe stabiliteti dhe për Rusinë nuk ka njerëz armiqësorë në Perëndim dhe në Lindje".

Presidenti i Rusisë më pas në lidhje me qëllimin e shteteve perëndimore, theksoi: "Qëllimi i tyre, i cili nuk është asgjë e re. Qëllimi i tyre është të arrijnë shpërbërjen dhe shkatërrimin e vendit tonë dhe tejkalimin e rezultateve të Luftës së Dytë Botërore dhe përfundimisht shkeljen e sistemit të sigurisë globale dhe ligjet ndërkombëtare".