Bolivia e gatshme për të përdorur juanin në shkëmbimet ndërkombëtare
(last modified Thu, 11 May 2023 08:21:48 GMT )
May 11, 2023 10:21 Europe/Tirane
  • Bolivia e gatshme për të përdorur juanin në shkëmbimet ndërkombëtare

Presidenti i Bolivisë njoftoi gatishmërinë e vendit për të përdorur juanin kinez në shkëmbimet ndërkombëtare.

Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, Presidenti i Bolivisë, “Luis Arce”, njoftoi: Dy ekonomi të Amerikës Latine (Brazili dhe Argjentina) kanë rënë dakord me Kinën për të përdorur juanin në këmbimet tregtare me këtë vend. Duke thënë se Bolivia nuk mund të qëndrojë larg kësaj çështjeje, Arce shtoi: Ne në Amerikë kemi qenë gjithmonë të ndikuar fuqishëm nga Amerika.  Por sot shumë vende kanë më shumë tregti me Kinën. Gjërat po ndryshojnë. Në muajt e fundit, një sërë blloqesh rajonale në botë kanë filluar tregtimin me monedha të tjera përveç dollarit amerikan për shkak të paqëndrueshmërisë së dollarit. Sipas ekspertëve, pas luhatjeve të mprehta të dollarit në vitet e fundit, vlera e monedhave vendase duket të jetë më e cenueshme kundrejt dollarit amerikan dhe për rrjedhojë, vendet për të forcuar ekonomitë e tyre po kërkojnë një alternativë të përshtatshme për dollarin në transaksionet tregtare globale.  Sipas ekspertëve ndërkombëtarë të ekonomisë, ulja e përdorimit të dollarit dhe de-dollarizimi nuk është një çështje e re. Por duket se kohët e fundit kjo qasje po ndiqet fuqishëm dhe në të ardhmen mund të shohim ndryshime të rëndësishme. Së fundmi Argjentina arriti një marrëveshje me Pekinin, sipas së cilës ajo do të paguajë në juanë për importet nga Kina. “Luis Inacio Lula da Silva”, presidenti i Brazilit, disa javë më parë gjatë vizitës së tij në Kinë përshëndeti marrëveshjen mes dy vendeve për përdorimin e juanit në shkëmbimet tregtare. Javën e kaluar presidenti i Argjentinës “Alberto Fernandez”, ka udhëtuar drejt Brazilit për t’u takuar me da Silvën dhe për t’u konsultuar për heqjen e dollarit nga marrëdhëniet tregtare mes dy vendeve.