Vizita e ish-kryeministres britanike në Tajvan pavarësisht paralajmërimeve të Kinës
(last modified Wed, 17 May 2023 06:17:29 GMT )
May 17, 2023 08:17 Europe/Tirane
  • Vizita e ish-kryeministres britanike në Tajvan pavarësisht paralajmërimeve të Kinës

Ish-kryeministrja britanike Liz Truss filloi vizitën e saj pesë-ditore në Tajvan pavarësisht paralajmërimeve të forta nga Kina.

Sipas IRNA Reuters, Truss, e cila të martën mbërriti në Tajvan, është politikania më e shquar britanike që ka vizituar ishullin 27 vjet pas vizitës së ish-kryeministres britanike Margaret Thatcher.  Sipas një raporti të Reuters, Truss përfaqëson fraksionin më radikal të Partisë Konservatore Britanike dhe vizita e saj është në kundërshtim me qasjen e qeverisë së Londrës ndaj Kinës. Në një deklaratë, Ambasada Kineze në Londër dënoi vizitën e Truss në Tajvan dhe atë e ka përshkruar si "provokative dhe dramatike" dhe një vizitë që nuk do të jetë në asnjë mënyrë në interes të Britanisë. “James Cleverly”, ministri i Jashtëm britanik, muajin e kaluar duke shpjeguar politikën e qeverisë së vendit ndaj Kinës, tha se do të ishte gabim të izolohej Pekini dhe se është e nevojshme të ndërveprohet me këtë vend në fusha të tilla si ndryshimet klimatike. Presidenti francez Emmanuel Macron gjithashtu është përpjekur ta mbajë Parisin larg çdo mosmarrëveshjeje mbi Tajvanin. Por Truss në Tajvan planifikon të mbajë një fjalim ku do të shprehet se është "absolutisht e papërgjegjshme" për disa vende evropiane të argumentojnë se ishulli është shumë larg dhe i parëndësishëm. Në fjalën e saj, pjesë të të cilit janë publikuar në media, Truss do të thotë: Ne duhet të mbështesim demokracitë e lira si Tajvani kundër agresionit të regjimit kinez, historiku i të cilit është i qartë për të gjithë botën. Kina e konsideron Tajvanin pjesë të territorit të saj dhe më parë e ka dënuar vizitën e ligjvënësve britanikë në këtë ishull dhe e ka quajtur atë ndërhyrje në punët e brendshme të Kinës.

Tags