Rusia urdhëron arrestimin e një producenti filmash të nominuar për Oscar
(last modified Thu, 18 May 2023 06:11:11 GMT )
May 18, 2023 08:11 Europe/Tirane
  • Rusia urdhëron arrestimin e një producenti filmash të nominuar për Oscar

Producenti i shquar i filmit Alexander Rodnianski dhe Ivan Viripaev drejtori i teatrit, të dy kritikë të vendosur të Putinit dhe sulmit ndaj Ukrainës, janë akuzuar për "përhapje të informacionit të rremë" në lidhje me ushtrinë ruse.

Sipas Guardian, një gjykatë në Moskë urdhëroi arrestimin e Alexander Rodnianski producentit të shquar të filmit dhe drejtorit të teatrit Ivan Viripaev për "përhapjen e informacionit të rremë" në lidhje me ushtrinë ruse. Sipas shërbimit për shtyp të gjykatës, Rodnianski dhe Viripaev ndodhen jashtë Rusisë dhe autoritetet ruse duhet t’i ndalojnë, arrestojnë dhe ekstradojnë ata. Ministria e Punëve të Brendshme ruse gjithashtu e vendosi Viripaev në listën e të kërkuarve federalë. Rodnianski, i lindur në Kiev, në dekadat e fundit ka qenë një nga figurat më me ndikim në kinematografinë ruse.  Ai u largua nga Rusia disa ditë pasi ajo nisi sulmin e plotë kundër Ukrainës në shkurt 2022 dhe ka folur vazhdimisht kundër luftës. Në tetor 2022, Ministria Ruse e Drejtësisë e shpalli Rodnianskin një "agjent të huaj".  Regjisori aktualisht e ndan kohën e tij mes Ukrainës, Evropës dhe Los Anxhelosit dhe thuhet se aktualisht po ndjek Festivalin e Filmit në Kanë.  Rodnianski vitin e kaluar  tha se ai kishte ndërprerë plotësisht lidhjet me Rusinë dhe shtoi se ai besonte se një rikthim do të ishte i mundur vetëm kur të mbaronte lufta [dhe] kur të kishte përfunduar Putini.  Unë besoj se Rusia duhet të ndëshkohet në mënyra të ndryshme.  Viripaev, një dramaturg, regjisor dhe aktor i njohur, jeton dhe punon prej disa vitesh në Varshavë. Ai gjithashtu ka folur kundër sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës. Sipas tij që kur Putin sulmoi Ukrainën në shkurt 2022, qeveria ka filluar të godasë opozitën.  Kremlini ka nisur një fushatë masive të shtypjes së atyre që kritikojnë luftën.  Përveç gjobave dhe burgjeve, të pandehurit janë dëbuar, futur në listën e zezë, janë caktuar si "agjentë të huaj" ose kanë ikur nga Rusia.

Tags