Zhvendosja e më shumë se një milion njerëzve në Sudan
(last modified Sat, 20 May 2023 14:30:35 GMT )
May 20, 2023 16:30 Europe/Tirane
  • Zhvendosja e më shumë se një milion njerëzve në Sudan

Zëdhënësi i Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët njoftoi se më shumë se një milion njerëz janë zhvendosur për shkak të luftimeve në Sudan.

Përleshjet e armatosura në Sudan nisën mëngjesin e së shtunës, më 15 prill, midis forcave të ushtrisë dhe forcave të reagimit të shpejtë për marrjen e pushtetit. Që nga fillimi i konfliktit në Sudan, rreth 1000 persona janë vrarë dhe 5287 persona janë plagosur.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Matthew Saltmarsh, zëdhënësi i Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR), njoftoi se rreth 843 mijë njerëz janë zhvendosur brenda këtij vendi për shkak të luftimeve në Sudan dhe rreth 250 mijë njerëz janë zhvendosur dhe janë strehuar jashtë kufijve të Sudanit.

Matthew Saltmarsh gjithashtu tha se disa refugjatë sudanezë kanë ikur dhe janë strehuar në vendet fqinje si Çadi, Etiopia dhe Sudani i Jugut, vende këto të cilat po përballen me kriza të mëdha humanitare.

Zëdhënësi i Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët shtoi se që nga fillimi i konfliktit në Sudan, rreth 110,000 refugjatë sudanezë kanë ikur në Egjipt.

Ndërkohë, Martin Griffiths, i dërguari humanitar i OKB-së, dënoi shkeljen e përsëritur të marrëveshjes së fundit midis palëve në konflikt në Sudan, e cila u nënshkrua për të mbrojtur interesat e qytetarëve sudanezë dhe për të lehtësuar dërgimin e ndihmave për popullin.

Tags