Rriten me 70% vdekjet në radhët e të pastrehëve në Amerikë
(last modified Tue, 23 May 2023 17:25:57 GMT )
May 23, 2023 19:25 Europe/Tirane
  • Rriten me 70% vdekjet në radhët e të pastrehëve në Amerikë

Autoritetet e qytetit të Los Anxhelosit, SHBA, raportuan për një rritje të ndjeshme të vdekjeve të të pastrehëve në këtë qytet.

Sipas “wsws”, autoritetet e qytetit të Los Anxhelosit njoftuan se vdekja e të pastrehëve në Los Anxhelos ka arritur një rekord prej 2201 rastesh që nga viti 2021. Kjo shifër tregon një rritje prej 70% të vdekjeve të të pastrehëve midis 2019 dhe 2021. Los Anxhelos së fundmi ka kaluar Nju Jorkun duke regjistruar popullsinë më të madhe të të pastrehëve në Shtetet e Bashkuara, me 69,000 njerëz të klasifikuar zyrtarisht si të pastrehë. Megjithatë, kjo shifër paraqet një rritje prej 56 për qind nga viti 2015 deri në 2022; Gjithashtu është vlerësuar se për çdo 207 njerëz që largohen nga të pastrehët në Los Anxhelos çdo ditë, 227 njerëz bëhen të pastrehë. Kjo do të thotë se numri i përgjithshëm i qytetarëve të Los Anxhelosit që janë të pastrehë ose kanë përjetuar një jetë si të pastrehë ndoshta arrin në qindra mijëra. Një rritje ditore prej 20 personash mesatarisht, do të thotë se 7300 njerëz i shtohen çdo vit numrit total të të pastrehëve në Los Anxhelos; Nëse trendet aktuale vazhdojnë, popullsia aktuale e të pastrehëve deri në vitin 2031do të dyfishohet. Ndërsa Los Anxhelos përgatitet për të organizuar Lojërat Olimpike 2028 dhe Kupën e Botës FIFA 2026, rritja e numrit të të pastrehëve është bërë një siklet i madh për zyrtarët e qytetit. Departamenti i policisë së këtij qyteti që tani ka nisur ngritjen e një sërë kampesh për të pastrehët.

Tags