Kina: Jemi kundër marrëveshjes së re tregtare mes Tajvanit dhe Amerikës
https://parstoday.ir/sq/news/world-i144396-kina_jemi_kundër_marrëveshjes_së_re_tregtare_mes_tajvanit_dhe_amerikës
Ministria e Tregtisë e Kinës lëshoi ​​një deklaratë duke njoftuar kundërshtimin e Pekinit ndaj marrëveshjes së re tregtare midis Tajvanit dhe Uashingtonit.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
May 24, 2023 08:31 Europe/Tirane
  • Kina: Jemi kundër marrëveshjes së re tregtare mes Tajvanit dhe Amerikës

Ministria e Tregtisë e Kinës lëshoi ​​një deklaratë duke njoftuar kundërshtimin e Pekinit ndaj marrëveshjes së re tregtare midis Tajvanit dhe Uashingtonit.

Shtetet e Bashkuara, të cilat  Kinën që është  një lojtar rival në sistemin ndërkombëtar, e konsdierojnë si kërcënimin më të madh për hegjemoninë e saj, me të gjitha mjetet në dispozicion kërkon të zbatojë një politikë kontrolli kundër Pekinit. Tajvani është një nga zonat më të rëndësishme me të cilat Uashingtoni kërkon të zgjerojë marrëdhëniet tregtare dhe ushtarake në Azinë Lindore. Megjithatë, Pekini nuk është aspak i kënaqur me këtë veprim të Shteteve të Bashkuara. Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, Ministria e Tregtisë e Kinës njoftoi: "Pekini është absolutisht kundër marrëveshjes së re tregtare midis Tajvanit dhe Shteteve të Bashkuara". Ne duam që Uashingtoni të veprojë më me kujdes në marrëdhëniet tregtare dhe ekonomike me Tajvanin." Reagimi i Kinës ndaj marrëveshjes tregtare midis SHBA-së dhe Tajvanit vjen pasi zyra e Përfaqësuesit të Tregtisë së SHBA javën e kaluar njoftoi se Uashingtoni dhe Tajvani kanë rënë dakord për pjesën e parë e të ashtuquajturës iniciativa tregtare e shekullit 21, e cila përfshin lehtësimin e doganave dhe tregtisë, praktikat rregullatore dhe lehtësimet për bizneset e vogla. Duke akuzuar Shtetet e Bashkuara për përpjekje për të ndërhyrë në punët e brendshme të vendit, Pekini kërkoi që Uashingtoni të respektojë integritetin territorial dhe sovranitetin e Kinës mbi territoret e saj. Edhe pse Shtetet e Bashkuara pretendojnë se i përmbahen politikës të Kinës së vetme, ajo është zotuar për mbështetjen ushtarake për ishullin e Tajvanit të cili i ka ofruar miliarda dollarë armatime.