Si MEK, regjimi izraelit josh deputetët evropianë me para për lobim
(last modified Wed, 24 May 2023 16:32:34 GMT )
May 24, 2023 18:32 Europe/Tirane
  • Si MEK, regjimi izraelit josh deputetët evropianë me para për lobim

Republikania Ilhan Omar më 08 Mars 2019 bisedoi me Kryetaren e Dhomës Nancy Pelosi (D-CA) gjatë një mitingu me kolegët demokratë përpara se të votojë për H.R. 1, ose Aktin e Popullit, në Kapitol të Uashington, DC.

Kohët e fundit një shkëmbim i shkurtër verbal midis një prezantuesi televiziv dhe një politikani të profilit të ulët dhe ish-ligjvënës nga një vend i vogël në periferi të Bashkimit Evropian nxori në pah një problem të gjatë të lobimit jotransparent në institucionet më të larta të BE-së në Bruksel. Një prezantuese televizive në një talk shoë popullor kroat pyeti një të ftuar se si e përballon inflacionin evropian në rritje prej 13 përqind pasi ajo ka kursime prej 700-800,000 euro në llogaritë bankare të deklaruara publikisht. Këto të dhëna financiare ishin të njohura për të, sepse institucionet kroate kundër korrupsionit kërkojnë që politikanët kryesorë kroatë duhet t'i bëjnë publike pasuritë e tyre në internet çdo vit, në mënyrë që të parandalohet konflikti i interesit. Deputetja kroate Marijana Petir, e ftuar në emision, është tronditur dukshëm nga pyetja e papritur. Ajo nuk u shqetësua nga inflacioni dhe humbja e rreth njëqind mijë eurove, por nga fakti se ky informacion pak i njohur u prezantua në një shfaqje jashtëzakonisht të njohur të ndjekur nga mbi gjysmë milioni njerëz, afërsisht një e katërta e popullsisë së rritur kroate. Ndaj, në vend që të përgjigjej për inflacionin, ajo ndërroi menjëherë temën dhe deklaroi se kursimet e saj janë çështje private, se ka fituar gjithçka me drejtësi dhe se të dhënat e saj financiare i dorëzon në mënyrë të rregullt dhe transparente pranë institucioneve përkatëse.  

Reagimet publike

Parandjenjat e saj të errëta rezultuan të sakta, sepse informacioni për llogarinë bankare errësoi pjesën tjetër të intervistës dhe prej disa ditësh u kthye në një temë të nxehtë në mediat dhe publikun kroat. Së shpejti, shumë të dhëna interesante dolën nga vrima e miut. Për shembull, nga 151 përfaqësuesit e parlamentit kroat, i cili përfshin biznesmenë të shquar dhe trashëgimtarë të pasur, Petir ka kursimet më të mëdha: afërsisht 700 mijë euro. Kursimet e saj janë afërsisht dy herë më të mëdha se pasuritë e raportuara të këtij viti të Zoran Milanoviç, presidenti aktual kroat i cili ka mbajtur poste të lakmuara politike për dy dekada, duke përfshirë mandatin e kryeministrit dhe pozicionin e udhëheqësit të partisë së dytë më të madhe në Kroaci. Për më tepër, të dhënat pronësore që disponojmë tregojnë se Petiri nuk ka trashëguar asgjë, nuk është e martuar dhe nuk ka pasuri të përbashkët, si dhe nuk ka hua apo borxhe. Me fjalë të tjera, e gjithë shuma është rezultat i karrierës së saj politike prej vetëm 17.5 vitesh, përveç më pak se dy vjet punë në sektorin publik.

Llogaritjet

Disa gazetarë investigativë janë përpjekur të rindërtojnë karrierën e saj dhe shumën e të gjitha pagave, duke arritur në të njëjtin përfundim se pretendimet e saj për "fitime të drejta" nuk mbajnë ujë. Periudha më e frytshme është sigurisht mandati i saj si deputete në Parlamentin Evropian kur ajo ka marrë një pagë neto prej 4500 euro gjatë pesë viteve 2014-2019. Kjo ende përbën rreth një të tretën e kursimeve të saj totale. Petir ishte gjithashtu deputete e Parlamentit kroat për gjashtë vjet, ku paga e saj neto ishte dy herë më e ulët, duke mbledhur kështu një të katërtën e kursimeve të saj. Nëse përfshijmë edhe disa punë të vogla, mblidhet një sasi  më pak se dy të tretat e kursimeve të saj totale. Kjo përllogaritje sipërfaqësore sigurisht që nënkupton se ajo nuk duhej të kishte shpenzuar asnjë cent prej dy dekadash, gjë që është thjesht e pamundur duke pasur parasysh stilin e saj të njohur të jetesës luksoze.  Pavarësisht se këto kontradikta u bënë publike, askush nuk arriti t'i përgjigjet pyetjes kyçe - nga erdhën realisht paratë?

Fshehjet

Vetë Petiri i shmanget përgjigjes së pyetjes – se nga vijnë të ardhurat e saj marramendëse?

“Kursimet e mia vijnë nga 20 vjet punë në vende të ndryshme pune, të cilat nuk kishin të bënin vetëm me Parlamentin Europian apo atë kroat”, citohet të ketë thënë ajo në media. “Pagat për pozitat zyrtare janë publike dhe të disponueshme, ndërsa shuma e pagave për pozitat tjera në bazë të kontratës nuk mund të bëhet publike”, ka shtuar ajo. As Parlamenti Kroat dhe as Parlamenti Evropian nuk japin një përgjigje. Megjithëse rregullat e tyre diktojnë që atyre u kërkohet të raportojnë shumën e kursimeve dhe grupet e interesit, me sa duket nuk u kërkohet të raportojnë burimin e plotë të parave dhe politikat e lobimit; për kë dhe kundër kujt.  Faqja e internetit e Parlamentit të BE-së zbulon vetëm shkurt se ajo është kryetare e grupit të miqësisë Kroaci-Izrael, ndërsa në faqen e Parlamentit kroat renditet anëtarësimi i saj në grupet ndërparlamentare të miqësisë me Hungarinë, Izraelin, Maqedoninë e Veriut dhe Shtetet e Bashkuara. Së fundi, nuk ka asnjë media kroate apo evropiane, artikull gazete, madje as një blog, që të shkruajë për punëdhënësit e saj të vërtetë dhe aktivitetet lobuese. Jo vetëm për Petirin, por edhe për shumicën e dhjetëra rasteve të ngjashme në Parlamentin e BE-së.

Zbulimet

Përgjigja në pyetjen se si një politikan pak i njohur grumbulloi qindra mijëra euro është ende mjaft e thjeshtë - ajo vjen nga lobimi anti-iranian dhe anti-palestinez i grupit terrorist MEK me bazë në Shqipëri dhe regjimin izraelit në BE. Vetëm dy javë pasi hyri në parlamentin e BE-së, ajo u mburr në faqen e saj private se është e vetmja anëtare kroate e delegacionit me marrëdhënie të ngushta me regjimin izraelit dhe përkrahja e saj për regjimin sionist ishte i dukshëm në dhjetëra shembuj gjatë mandatit të saj pesëvjeçar. Në fjalimet e saj, ajo vazhdimisht promovoi gënjeshtrën se palestinezët përdorin "mburoja njerëzore", duke u munduar kështu të mbulojë krimet e luftës të regjimit izraelit. Ajo gjithashtu tha se ndihma humanitare e BE-së për Palestinën "financon terrorizmin", duke i barazuar kritikat ndaj politikës izraelite kundër Palestinës  si antisemitizëm dhe duke kërkuar që lëvizja e rezistencës së Hezbollahut të Libanit të vendoset në listën e terrorizmit të BE-së, etj. Ajo ka udhëtuar në territoret e pushtuara nga Izraeli të paktën tre herë, nga ku me krenari kundërshtoi etiketimin e produkteve të BE-së me origjinë nga vendbanimet ilegale izraelite në Lartësitë e pushtuara të Golanit, Rripin e Gazës, Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor. Kështu, Petiri mbron me zjarr regjimin e aparteidit përgjegjës për spastrimin etnik të miliona myslimanëve palestinezë dhe qindra mijëra të krishterëve palestinezë, por në të njëjtën kohë në formë paradokse e paraqet veten si një katolike e madhe e shqetësuar për shkeljet e të drejtave të të krishterëve në botë. Në një nga ofezat e saj të çuditshme, ajo emëroi Iranin, Sirinë dhe Turqinë si gjoja "vendet më agresive anti-kristiane".

Lidhjet me MEK

Ekzistojnë gjithashtu prova të shumta që tregojnë për lidhjet e saj të ngushta me MEK-un, një organizatë famëkeqe terroriste anti-iraniane me bazë në Shqipëri, e cila është përgjegjëse për vrasjen e dhjetëra mijëra iranianëve, të cilës Petir në faqen e saj të internetit i referohet indirekt si "organizata iraniane për të drejtat e njeriut". Ajo zhvilloi takime me Marjam Rajavi, promovoi propagandën e MEK në faqen e saj në Tëitter dhe më e rëndësishmja, përdori dezinformatat e tyre për prezantime anti-iraniane në Parlamentin e BE-së. Midis fjalimeve të shumta kundër Iranit është një fjalim veçanërisht i çuditshëm në të cilin ajo thotë: "Dihet mirë se pozita e grave ka rënë pas revolucionit", dhe vazhdon të citojë të dhëna të ndryshme të rreme nga pamfletet e MEK-ut, duke përfshirë gjoja mos edukimin e vajzave. Ndërkohë, para revolucionit islamik, më shumë se tre të katërtat e grave ishin analfabete, ndërsa sot shkrim-leximi është pothuajse 100 për qind dhe numri i studenteve universitare është 50 për qind më i lartë se në Gjermani dhe në disa vende të tjera evropiane. Çuditërisht, askush nga 700 përfaqësuesit e BE-së nuk u përball me Petirin apo injorancën e saj, ndërsa Përfaqësuesja e Lartë dhe Zëvendës-presidentja Federica Mogherini tha se ishte në dijeni të "situatës shqetësuese". Shumica e aktiviteteve të tjera të Petirit në Parlamentin e BE janë të kufizuara në çështjet margjinale bujqësore dhe rajonale të lidhura me Ballkanin, kështu që mundësia që ajo të përfitonte nga lloje të tjera lobimi mund të përjashtohet.

Oktapod lobues

Petiri nuk është një rast i izoluar. Nga gjithsej 11 përfaqësues nga Kroacia në Parlamentin e BE-së nga viti 2014 deri në vitin 2019, tre të tjerë morën pjesë në aktivitetet anti-iraniane pro-MEK-ut, përkatësisht Jozo Radoš, Željana Zovko dhe Ruža Tomašić. Zëvendësuesi i Tomashiçit, Ladislav Ilçiç është gjithashtu aktiv që nga viti 2021. Një fenomen i ngjashëm ekziston në Slloveninë fqinje, e cila gjithashtu ka pesë përfaqësues që vitet e fundit kanë lobuar në mënyrë aktive për grupin terrorist MEK: Franc Bogovič, Ljudmila Novak, Patricija Šulin, Romana Tomc dhe Milan Zver. Në përgjithësi, gjatë viteve të fundit numërohen nga 40 deri në 50 individë që kanë marrë pjesë në aktivitete të tilla në Parlamentin e BE-së. Më shumë se gjysma vijnë nga vendet lindore të BE-së, pjesa tjetër kryesisht nga partitë margjinale të BE-së perëndimore. Blerja e një deputeti të shquar të një partie të madhe kroate nga MEK përfaqëson padyshim një çështje, jo vetëm për shkak të kostos shoqëruese, por edhe për shkak të pasojave ndërkombëtare. Nga ana tjetër, dakordimi  me një politikan margjinal nga periferia evropiane nuk përbën asnjë problem. Çështja Petir të kujton edhe rastin e mirë-dokumentuar nga Spanja ku MEK financoi me disa qindra mijëra euro fushatën evropiane të partisë radikale të djathtë Vox. Përsëri, gjithçka ndodhi në mënyrë diskrete dhe ligjore, pa një proces antikorrupsion apo polemika të mëdha. Pra, me koston relativisht të lirë prej disa milionë eurosh të dhënë nga sponsorët e tyre sionistë, grupi terrorist anti-iranian arriti të mbledhë të njëjtin numër përfaqësuesish në Parlamentin e BE-së si Polonia. Ky nuk është vetëm një problem iranian, por edhe një problem evropian. Ekspertët besojnë se qytetarët evropianë, duhet të pyesin veten nëse institucioni më i lartë i BE-së është kaq i prekshëm ndaj ndikimit lobues, sa i prirur është ai ndaj korporatave ultra të pasura, e lëre më nga një lobues me fuqi jashtë shtetit?

Tags