Operacioni i suksesshëm i hakerëve kinezë për të spiunuar infrastrukturën amerikane
(last modified Thu, 25 May 2023 06:00:28 GMT )
May 25, 2023 08:00 Europe/Tirane
  • Operacioni i suksesshëm i hakerëve kinezë për të spiunuar infrastrukturën amerikane

Hakerët kinezë arritën të spiunojnë infrastrukturën kritike të SHBA.

Agjencitë perëndimore të inteligjencës dhe Microsoft Corp. kanë pretenduar se një grup hakerësh kinezë i mbështetur nga Pekini ka spiunuar një gamë të gjerë organizatash infrastrukturore kritike të SHBA-së, nga telekomunikacioni deri te qendrat e transportit, raportoi Reuters. Microsoft në një raport të ngjashëm për agjencitë e sigurisë amerikane ka thënë se ky hakerim ka shënjestruar edhe territorin e ishullit amerikan Guam. Një ishull që ka baza strategjike ushtarake amerikane.  Sipas këtij raporti, është sfiduese për Amerikën që të përballet me këto sulme. Ndërsa Kina dhe Shtetet e Bashkuara akuzojnë në mënyrë rutinë njëra-tjetrën për spiunazh, analistët thonë se projekti i fundit i spiunazhit është një nga fushatat më të mëdha të njohura të Kinës për spiunazh kibernetik kundër infrastrukturës kritike amerikane. Nuk është ende e qartë se sa agjenci amerikane u prekën nga programi i spiunazhit, por Agjencia e Sigurisë Kombëtare e SHBA (NSA) tha se po punonte me partnerë duke përfshirë Kanadanë, Zelandën e Re, Australinë dhe Britaninë e Madhe, si dhe Byronë Federale të Hetimit të SHBA-së, për të identifikuar shkeljet e bëra.  Kanadaja, Anglia, Australia dhe Zelanda e Re gjithashtu paralajmëruan se ata mund të jenë në shënjestër të hakerëve.  Rob Joyce, drejtor i sigurisë kibernetike në Agjencinë e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, këtë grup e quajti "një aktor i mbështetur nga qeveria e Republikës Popullore të Kinës". Microsoft gjithashtu tha se ky grup hakerash quhet "Storm Volt" dhe ka qenë aktiv që të paktën nga viti 2021 dhe ka synuar industri të tilla si komunikimi, prodhimi, transporti, ndërtimi, transporti, qeveria, teknologjia e informacionit dhe arsimi. Microsoft shtoi se kjo fushatë hakerimi kinez është në gjendje të zhvillojë aftësi që mund të prishin infrastrukturën e komunikimit midis Amerikës dhe Azisë në të ardhmen. Analistët e Microsoft kanë thënë se përveç Shteteve të Bashkuara, partnerët e vendit janë gjithashtu në rrezik nga sulmet kibernetike që synojnë spiunazhin. Duhet theksuar se tensionet mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara janë rritur shumë. Ndërsa Kina ka rritur presionin ushtarak dhe diplomatik për të sunduar Tajvanin, presidenti amerikan Joe Biden ka thënë se është i gatshëm të përdorë forcën për të mbrojtur Tajvanin. Analistët e sigurisë thonë se nëse Kina sulmon Tajvanin, hakerët kinezë mund të synojnë rrjetet ushtarake amerikane dhe infrastrukturën tjetër kritike. Britania gjithashtu paralajmëroi se teknikat e përdorura nga hakerat kinezë kundër rrjeteve amerikane mund të zbatohen në mbarë botën.