Ushtria sudaneze pezullon pjesëmarrjen e saj në bisedimet në Xheddah
(last modified Wed, 31 May 2023 16:59:26 GMT )
May 31, 2023 18:59 Europe/Tirane
  • Ushtria sudaneze pezullon pjesëmarrjen e saj në bisedimet në Xheddah

Sipas IRNA, ushtria sudaneze ka njoftuar pezullimin e pjesëmarrjes së saj në bisedimet e Xheddas për t'i dhënë fund luftimeve në këtë vend.

Ushtria sudaneze ka njoftuar se ka pezulluar pjesëmarrjen e saj në bisedimet e Xheddas për shkak të mosrespektimit të marrëveshjeve nga "rebelët" (forcat e reagimit të shpejtë). Kjo përkundër faktit se të hënën, ushtria sudaneze nën komandën e "Abd al-Fattah al-Barhan" dhe forcat e mbështetjes së shpejtë nën komandën e Muhamed Hamdan Daghalo zgjatën për pesë ditë armëpushimin në këtë vend. Armëpushimi është shpallur shumë herë në Sudan, por ai është shkelur çdo ditë nga palët në konflikt .Të dielën mbrëma SHBA dhe Arabia Saudite akuzuan palët në konflikt në Sudan për mosrespektimin e armëpushimit afatshkurtër dhe njoftuan se kjo do të pengonte që ndihmat humanitare të arrinin te populli i Sudanit. Lufta në Sudan ka shkaktuar më shumë se një mijë të plagosur dhe mbi 800 të vdekur. Kombet e Bashkuara njoftuan se më shumë se një milion njerëz janë zhvendosur brenda Sudanit dhe 300,000 njerëz kanë kërkuar strehim në vendet fqinje.

 

Tags