Prigozhin kërkon që të hetohen krimet e zyrtarëve rusë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i144776-prigozhin_kërkon_që_të_hetohen_krimet_e_zyrtarëve_rusë
Shefi i kompanisë private ushtarake ruse Wagner tha se u ka kërkuar autoriteteve gjyqësore të hetojnë krimet e dyshuara të kryera nga zyrtarët ushtarakë rusë në Ukrainë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
May 31, 2023 15:36 Europe/Tirane
  • Prigozhin kërkon që të hetohen krimet e zyrtarëve rusë

Shefi i kompanisë private ushtarake ruse Wagner tha se u ka kërkuar autoriteteve gjyqësore të hetojnë krimet e dyshuara të kryera nga zyrtarët ushtarakë rusë në Ukrainë.

Yevgeny Prigozhin ka deklaruar se ka dyshime që zyrtarët e lartë të Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë kanë kryer vepra penale gjatë përgatitjes dhe zbatimit të një operacioni special ushtarak, raportoi Reuters. “Sot i dërgova një letër Komitetit Hetimor dhe Prokurorisë së Federatës Ruse me një kërkesë për të verifikuar pretendimet për kryerjen e veprave penale nga një numër zyrtarësh të lartë të Ministrisë Ruse të Mbrojtjes gjatë përgatitjes dhe zbatimit të një operacioni special ushtarak”, tha ai. Lideri i grupit Wagner konfirmoi se përmbajtja e letrës nuk do të publikohet për faktin se do të merret nga autoritetet hetimore. Deri më tani, Ministria ruse e Mbrojtjes nuk ka njoftuar se do të komentojë pretendimet e Prigozhin. Yevgeny Prigozhin disa herë ka kritikuar dikastere të ndryshme qeveritare ruse se nuk po japin ndihmë adekuate në pushtimin rus të Ukrainës.