Zelensky diskuton planin e paqes me Von der Leyen
https://parstoday.ir/sq/news/world-i144840-zelensky_diskuton_planin_e_paqes_me_von_der_leyen
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky tha se ka folur me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen për planin e paqes në Ukrainë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Qershor 01, 2023 16:45 Europe/Tirane
  • Zelensky diskuton planin e paqes me Von der Leyen

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky tha se ka folur me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen për planin e paqes në Ukrainë.

Ai gjithashtu ka biseduar rreth garancive të sigurisë që u duhen ukrainasve përpara se vendi i tyre të bashkohet me aleancën ushtarake të NATO-s. Në Twitter, udhëheqësi ukrainas shkroi se “si pjesë e pjesëmarrjes sime në Samitin e Komunitetit Politik Evropian, u takova me Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen”. “Ne diskutuam mënyra specifike për të zbatuar Formulën e Paqes të Ukrainës dhe për të konsoliduar mbështetjen globale për iniciativën e paqes të Ukrainës. U ndalëm edhe në temën e garancive të sigurisë që vendi ynë kërkon të marrë përpara se të bëhet anëtar i plotë i NATO-s”, pohoi ai. Përveç kësaj, theksova nevojën për heqjen e pakushtëzuar të kufizimeve të eksportit për produktet bujqësore, përfundoi lideri ukrainas.